Lidhu me ne

Gatime

Video receta / Krepa të shpejtë për fëmijë

Krepa

Përbërësit

500 ml qumësht

250 gr miell

50 gr gjalpë

3 kokrra vezë

pak kripë.

Udhëzimet

Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën.

Shkrijmë gjalpin në banjëmari ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, (duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë).

Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.

Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve (nëse nuk keni mund të përdorni edhe një tigan normal duke e lyer me pak gjalpë rreth e qark, mjafton që të jetë nga ata që nuk ngjisin poshtë).

Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij,një garuzhde me masën e përgatitur.

E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin.

E lemë të piqet përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej.

E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.

Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. Krep të ëmbël si në rastin me Nutella, çokollatë apo dhe të kripur me proshutë, djathë etj.Unë zgjodha ti mbushë me banane dhe nutella.

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix22 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar23 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix23 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix23 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix23 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix23 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike24 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport24 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook