Lidhu me ne

Radar

“Shpesh shtrembërojnë të vërtetën, janë të këqija” – Vladimir Putin sulmon mediat amerikane


Presidenti rus Vladimir Putin ka nxitur gazetarët që të lexojnë më pak mediat amerikane.

Vërejtja erdhi gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportet se baza ajrore ruse Kant në Kirgistan ishte braktisur për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Mediat amerikane thonë se të gjitha pajisjet janë në Ukrainë dhe se baza Kant është e shkretë,” pohoi një gazetar i Izvestia në konferencën për shtyp.

Ai nuk specifikoi se cilat media amerikane kishin bërë pretendime të tilla.

“Ju po i lexoni më kot mediat amerikane”, i tha Putin gazetarit që kishte bërë pyetjen. “Së pari, ato shumë shpesh e shtrembërojnë të vërtetën. Mjafton të dëgjoni ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara. Dëgjojeni atë, ai do t’ju japë një përshkrim të mirë të nivelit të tanishëm të zhvillimit të medias amerikane,” tha presidenti, duke iu referuar me sa duket Donald Trump dhe shtoi se mediat amerikane ‘do t’ju mësojnë gjëra të këqija’.

Putin këmbënguli se baza ushtarake Kant mbetet aktive dhe vazhdon të veprojë si një ‘faktor parandalues ​​për ekstremistët e ndryshëm’.

Ai shtoi se aty ka edhe një njësi të aviacionit aktiv që përfshin avionë luftarakë dhe helikopterë. “Ata janë në Kant, në detyrë dhe shërbim luftarak,” tha Putin.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix3 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet3 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal3 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar3 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore3 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix20 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook