Lidhu me ne

Radar

Samit Party në Tiranë

Mungon Albin Kurti, kryeministrja serbe dhe Abazoviç në rresht

Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë një talent të rrallë: dinë të shpërfytyrohen sepse në të vërtetë ashtu dinë. Zakoni shqiptar i vlerësimit të Mikut – edhe ai i shkruar – ka kaluar dora-dorës në një lloj adhurimi kompleksiv që nuk mund të lërë shije të mirë, madje as të kuptohet mirë nga kushdo që e sheh, apo përjeton si shfaqje të Tjetrit.

Ajo çfarë pamë sot në Tiranë ishte një shembull i të gjithë kësaj. Vallë mund të pyesim a mbeti më gjë pa shkruar? Mbeti lavdërim dhe mburrje pa u rreshtuar? U ezaurua vallë imagjinata e sëmurë shqiptare e festës së dalldisur me këngë e valle në kuadër të një samiti politik? 

Sepse për aq sa i takon një qytetari të zakonshëm, Europa nuk është pritur të vijë në Tiranë me një samit: ajo është destinacioni i gomoneve, monopateve, konsullatave me viza të shitura, punësimit e kështu me radhë. Europa ka kohë që është aty si varianti ynë ekonomik të cilin po ajo politikë që të përzë dhe e mban vendin larg, përpiqet të interpretojë si pasuri tonën shpirtërore.

Nuk mjafton vetëm kjo: rastisi që sot presidenti francez Emmanuel Macron që viziton Tiranën, do të nisë vizitën e tij me një dekorim të Ismail Kadaresë në Pallatin e Brigadave. Festa pra vazhdon: Shqipëria është qendra e botës dhe qytetërimit. Aq sa dikush shkruante sot se “Gjesti simbolik i Presidentit Macron, në vizitën e parë të një presidenti të Francës në Shqipëri, i jep shumë kuptim identitetit tonë perëndimor, pasi Ismail Kadare është shqiptari që Perëndimi dhe vetë Franca e ka pranuar si pjesë të vlerave të tyre më shumë se çdo shqiptar tjetër”. Kadareja si hajmali nacionale edhe njëherë tjetër!!!

Dekorata ka marrë nga Francois Hollande edhe Edi Rama, edhe Mirela Kumbaro. Cili është dallimi? Macron është një politikan, madje nga këta të kësaj kohe që për imazh nuk i vë fre fantazisë dhe improvizimit. Ka zgjedhur të bujtë në Ballkan nga Shqipëria për të shënuar një lloj spektakli kundërpozues ndaj “samitit gjerman” të Tiranës, por edhe për të njoftuar një politikë të re franceze ndoshta për rajonin. Pak javë më parë, me rastin e incidentit të Banjskës, Parisi njoftoi caktimin e një të Dërguari për Ballkanin siç ka Gjermania, apo edhe Italia, që ka munguar në samitin e sotshëm.

Çfarë festohet se është me të vërtetë e pakuptueshme?! Dhe si e forcoka kjo që ndodhi identitetin tonë perëndimor një samit e një dekoratë, kur për rajone si ky yni duhet të jemi të kujdesshëm dhe seriozë e të frenojmë tek Identiteti Europian, pa u shtyrë në gargarën e zakonshme të servilizmit me të qenit perëndimor, se edhe nuk na beson kush, por edhe shfaqemi për atë që jemi: Palaçot e përjetshëm! Që na pëlqen të shpallim tonën një shtëpi që është e tjetërkujt.

Pak, shumë pak shqiptarë e njohin Europën dhe historinë e Identitetit të saj. Shqiptarët njohin ekonominë e kontinentit, e kanë zgjedhur atë mu për këtë arsye. Të mos ushqejmë asnjë iluzion që e sëmur edhe më tej logjikën tonë të mjerë me të cilën krijojmë autoportretin tonë. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook