Lidhu me ne

Kryesore

“Qindra takime, por asnje lek!”/ Sejamini “shfryn” Procesin e Berlinit: Qëllimi i kësaj nisme, të ndihemi sikur po shkojmë në BE!

"Qindra takime, por asnje lek!"/ Sejamini "shfryn" Procesin

Neritan Sejamini ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Procesi i Berlinit të tërësi nuk ka prodhuar rezultate ekonomike dhe se nuk ka patur investime, siç ishin premtuar. Si arritjen më të madhe të kësaj nisme, analisti konsideron kontaktet e lidershipeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e zhvilluar prej vitesh, ndërsa sqaron se thelbi i nismës me emrin Procesi i Berlinit, është të mbajtë rajonin e Ballkanit Perëndimor me shpresë se do të integrohen në BE dhe të nidhen si pjesë e procesit, pavarësisht se ai po vonon. 

“Para nuk ka ardhur, nuk ka patur asnjë investim, ka patur shumë takime, tetë takime bashkë me këtë të sotmin të nivelit të lartë. Ka patur me qindra takime të niveleve të ndryshme, por zhvillim ekonomik nuk ka ardhur.

Në vitin 2020 BE premtoi se do të jepte rreth 9 miliarë euro për rajonin, pjesë e Procesit të Berlinit por edhe si strategji e BE për Ballkanin Perëndimor. Asgjë nuk është disbursuar. Të vetmet para që janë dhënë, janë ca para për aplikime NGO, por nga pikëpamja ekonomike, nuk ka patur asnjë ndikim, asnjë investim, asgjë.

Nga pikëpamja e takimeve dhe kontakteve, padyshim ato janë përmirësuar. Ballkani Përëndimor ka patur dialog me BE dhe kjo e sotmja tregon se në një vend të Ballkanit Perëndimor të organizosh një takim të tillë, të vijnë të gjithë bashkë, kjo në vetëvete ka një vlerë të caktuar.

Por, vlera kryesore e këtij procesi është për t’I mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihen sikur do të shkojnë në BE pa u afruar me BE-në”, tha ndër të tjera Sejamini. 

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore12 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar12 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix12 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar13 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar13 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook