Radar
“Foltorja dështoi!”/ Evi Kokalari: Berisha më shfrytëzoi ndërsa Basha u tregua i sinqertë me mua
Evi Kokalari thotë PD duhet të bashkohet nën emrin e Bashës, pasi ai ka vulën. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Kokalari foli edhe për kafen me Bashën, që sipas saj ka mërzitur shumë nga të djathtët, ndërsa tregoi edhe diskutimet me të.
“Lulzim Basha u tregua i sinqertë me mua. Ai nuk tha do ta bëj PD konservatore, siç tha Berisha. I cili vetëm e shfrytëzoi. Lulzim Basha tha nuk e bëj. Mua më pëlqeu sinqeriteti i tij. Unë i tregova se cilat janë pikat e mia të rëndësishme, dhe platforma e tij sillet rreth saj.
Unë vetëm piva një kafe për diskutime, por kaq. Unë dua që PD të bashkohet nën logon e PD. Dhe logon e ka Basha, ndaj bashkimi do të jetë nën emrin e tij”, u shpreh Kokalari në Dritare TV.