Kryesore
“Rama në jug bën si patriot, në Veri bëhet tradhtar, në Tiranë bën si ndërkombëtar”
Ish-ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar veprimet e kryeministrit Edi Rama.
Manjani shprehet se Rama në jug të vendit hiqet si patriot, në Veri bëhet tradhëtar, ndërsa në Tiranë hiqet si ndërkombëtar.
“Edi Rama, teksa i jep mend Kosovës se ç’duhet të bëjë thotë : ….Do të jetë një hapësirë që komunat të kenë vetë-menaxhim. Të kenë mbështetje nga Beogradi. Pse jo? Kemi komunat në jug dhe lindje të pakicave greke. Ata do të ishin shumë të lumtur nëse Greqia do t’i mbështeste financiarisht. Pse jo?…”
Shiko, shiko pehlivani!
Në përplasjen absurde që krijoi me Greqinë për betimin e të zgjedhurit Fredi Beleri, nuk tha kështu. Përkundrazi u fut nën guacën e maskarallëut patriotizëm dhe nxiti një valë patridiotizmi masiv madje kundër Greqisë dhe minoritetit grek në Shqipëri, pasi stisi një hetim absurd haptazi të paligjshëm, që çoi në arrestim gjithashtu haptazi të paligjshëm.
Ajo që Ai bëri në çështjen Himara është pa asnjë lidhje me atë që i kërkon Kosovës të bëjë.
Pehlivan i madh është, por harron se ato që bën me ato që thotë tashmë nuk i lidhen gjëkundi.
Në jug bëhet patriot, në veri bëhet tradhëtar dhe, në Tiranë bën si ndërkombëtar.
Posi ore, posi”, shkruan Manjani.