Lidhu me ne

Mix

“Mora fjalë”, historia e këngës që pushtoi zemrat kuqezi dhe brenga e Naim Gjoshit

Krijuesi i "Mora fjalë", historia e këngës që

Nga Armand Bajrami

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit Kosovar Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3 vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës.

“I them unë, po kjo, nga doli këtu. Tha që ia kam dhënë vetë. I thashë, si ia dhe pa të drejtën e autorit, pa më pyetur mua. Ashtu erdhi, tha. Me Shkurten, kënga u ngrit në pjedestal. Shkurta e solli këngën deri këtu ku ka ardhur. Tani e dinë gjithë shqiptarët”, rrëfen kompozitori për kameran e A2 CNN.

Frymëzimin për krijimin e një kënge monument për legjendarin Adem Jashari e ka gjetur atje, tek kulla e Jasharjave në Prekaz. 

“Atje kam parë edhe kullën, edhe portretin e Adem Jasharit. Adem Jashari ka një portret të një malësori kreshik. Mua më kujton eposin e kreshnikëve, Mujin dhe Halilin. Portet legjendari. Atë doja të përshkruaja në vargjet që kam bërë. Aty kam thirrur “Mora fjalë…” dhe eci kënga vetë. Për një orë e kam mbaruar”.

Por çfarë ndjen Naim Gjoshi teksa dëgjon krijesën e tij të këndohej njëzëri nga mijëra tifozëve?

“Unë kam ndjerë shumë emocion. Emocioni i parë ishte fitorja e Shqipërisë me Poloninë. Por në fund fare, kur nisi stadiumi dhe vetë futbollistët ta këndojnë, unë sigurisht që jam krenar. Unë isha aty, isha në stadium, pavarësisht se e shikoja nga shtëpia. Isha tifozi më i madh aty”, shprehet Naimi.

Gjoshi ka një bindje se përse kënga e tij ngjiti në publik. “Janë bërë shumë këngë për Adem Jasharin, por kjo ka dalë mbi të gjitha. Mendoj se suksesi i një krijuesi është kur krijon mbi motivet popullore të kombit të vet. Unë kam marrë shumë nga ato, kam marrë muzën e tyre.

Këngët, për mua, bëhen të pavdekshme kur bazën e kanë tek motivi popullor, folklorik origjinal. Pastaj krijuesi fut shpirtin e vet krijues aty. Unë e krijova thjeshtë mbi motive popullore dhe nuk i bëra refren. Kënga është strofike”, shpjegon ai.

Shpjegimin se përse “Mora fjalë” u përqafua masivisht gati dy dekada pas krijimit nuk e ka. 

“Kjo po më çudit edhe mua. Unë kurrë nuk kam menduar që kjo këngë do të mbërrinte deri këtu.  Këto vitet e fundit ka hyrë në stadiume. E këndojnë i madh e i vogël. Në Kosovë nuk ka njeri që nuk e di. 

Nuk di si mori kjo këngë kaq përmasa të mëdha, pikërisht këto 4-5 vitet e fundit. Kënga është e bukur vetë, por Shkurta e këndoi në atë mënyrë që e solli shumë bukur te spektatori, tek qytetari”.  

Mes vargjeve të tij, Gjoshi i thërret komandantit legjendar të UÇK-së të çohet nga varri. Të çohet se po e thërrasin zogjtë e malit, trëndafilat, këngët, trimat, nanë lokja dhe tanë Kosova.

Por krahas suksesit të pamatë të vargjeve e notave të tij, krijuesi i “Mora fjalë” e ka një brengë dhe nuk ngurron të çojë fjalë.  

“Më ka bërë përshtypje. Kam qenë disa herë në Skënderaj. Aty është djali i Adem Jasharit dhe asnjë herë nuk më ka takuar. Më vjen keq për këtë, që djali i tij nuk më ka takuar asnjë herë. 

Kam qenë në Drenicë, Skënderaj, nëntë vite radhazi në një festival rapsodie. Kam qenë në juri. Ai aty ka qenë, por s’më ka takuar. Këtë e kam shprehur edhe atje”.    

Por çfarë pret me më shumë emocion kompozitorin Gjoshi në përballjen e radhës të kombëtares kuqezi, fitoren, apo këndimin e këngë së tij?

“Unë dua fitoren e Shqipërisë. Atëherë bëhet më bukur. Atëherë krijon emocion më të madh kënga, me fitoren e Shqipërisë. Inshalla do të fitojmë”, uron Gjoshi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore10 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar11 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook