Lidhu me ne

Radar

“Do të bëjmë luftë deri në fund me Ramën”/ Berisha flet për logon dhe vulën e PD-së: Para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet

"Do të bëjmë luftë deri në fund me

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me gazetarët në selinë e PD-së tha se forca e tij politike do të bëjë një luftë deri në fund me Edi Ramën, që, sipas tij, kërkon të mbajë peng logon me Lul Pengun dhe Alibashën.


“E drejta është me ne. Dhe ju e shihni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhej ta kthente përgjigjen brenda 29 ose 30 ditësh dhe kjo është e prerë.
Por Gjykata e Lartë, e kontrolluar nga Sadushi i partisë, e mban aty vetëm e vetëm për të penguar dërgimin tonë në Strasburg”-tha Berisha.

“Së pari, çdo deputet pa përjashtim ka të drejtë dhe ka tagër të diskutojë për PD-në. Kjo është gjëja më normale.
Së dyti, dua të jem i hapur me ju, jo vetëm në atë mbledhje, por edhe në disa mbledhje të tjera, ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore.
Gjë e cila është normale si diskutim, por mendimi im është ky se para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet.
Ne do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën, i cili pa diskutim kërkon të mbajë peng logon tonë me Lul Pengun dhe Alibashën.
Por e drejta është me ne. Dhe ju e shihni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhej ta kthente përgjigjen brenda 29 ose 30 ditësh dhe kjo është e prerë.
Por Gjykata e Lartë, e kontrolluar nga Sadushi i partisë, e mban aty vetëm e vetëm për të penguar dërgimin tonë në Strasburg.
Sepse nuk ka proces më të padrejtë.
A e dini ju, shikoni sa interesante është, gjykatësja Sadushi, Petra quhet në mos gaboj, njeh Enkelejd Alibeajn kryetar. E kuptoni ju? Po, është e sigurt, keni vendimin.
Gjykatësi tjetër thotë jo, është Lulzim Basha, nuk ka dhënë dorëheqjen.
Pra, në vend se ta marrë Lulzim Bashën dhe ta çojë atje ku e ka vendin për mashtrim publik, se minimumi është mashtrim publik, se ka kryer mashtrim publik se thotë se nuk e ka sjellë me shkrim. Është mashtrim publik ky, ai dënohet gjer në 5 vite burg. Kur një personalitet publik përdor pushtetin e tij për të kryer një mashtrim publik, në gjithë botën ai shkon atje ku e ka vendin.
Kurse këtu, siç don Edi Rama. Këtu gjykatësit vendosin një herë që nuk është kryetar. Herën tjetër u thotë Edi Rama se këtë do e quash kryetar.


E kuptoni çfarë drejtësie? Nuk ka drejtësi këtu, është në kontroll të plotë.

Këto janë dy vendime të kundërta. Jo, thotë është kryetar Lulzim Basha se nuk e kam me shkrim dorëheqjen e tij. Nuk e ke dorëheqjen e tij, merre të pandehur për mashtrim publik. Ç’të hysh në këta, janë një kalbësirë”- u shpreh ish-kryeministri Berisha.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix7 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix9 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix10 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix10 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar10 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix11 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix11 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix11 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal11 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook