Mix
Çaji i kamomilit ka aftësi shumë të mira qetësuese dhe gjumë-sjellëse.
Kamomili ka aftësi shumë të mira qetësuese dhe gjumë-sjellëse.
Shija e çajit të luleve të kamomilit të rritur vetë në shtëpi është shumë më e mirë se ajo e bustinave.
Çelësi i përgatitjes së çajit të fortë të kamomilit është tek sasia e luleve.
Pra, nëse ju dëshironi të përgatisni një çaj të fortë në shije dhe në vlera, duhet të zgjidhni më shumë lule dhe jo të zieni pak lule në më shumë kohë.
Në një rast të tillë, zierja e tepërt e luleve do të prodhojë një çaj me shije të hidhur.
Një mënyrë tjetër për përfitimin e më shumë vlerave të kamomilit është shtypja e luleve që ato të çlirojnë mirësinë e tyre.