Lidhu me ne

Radar

Edi Rama po e përdor SPAK-un si çomangë për ‘kurbanët’ e tij

Shkruar nga Gjergj ZefiEdi Rama po e përdor SPAK-un si çomangë përEdi Rama /

Historia e pushtetit të Edi Ramës, ka treguar se ai i ka orientuar të gjitha hetimet kundrejt njerëzve që kërkon t’i godasë apo t’i përdorë si ‘kokë turku’; ashtu siç e ka devijuar hetimin kundrejt atyre që kërkon t’i mbrojë…

Vetë kryeministri apo politikanë të PS-së, e përsërisin si papagall çdo ditë frazën tashmë bajate se ‘SPAK është i lirë dhe i pavarur nga qeveria’, e mund ti hetojë këto.

Mirëpo, historia e pushtetit të Edi Ramës, ka treguar se ai i ka orientuar të gjitha hetimet kundrejt njerëzve që kërkon t’i godasë apo t’i përdorë si ‘kokë turku’; ashtu siç e ka devijuar hetimin kundrejt atyre që kërkon t’i mbrojë.

Në vitin 2013, kur Edi Rama fitoi zgjedhjet, e nisi pushtetin e tij me një kurban të nivelit të lartë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në hetimet e prokurorisë.

Duke folur nga kryesia e Partisë Socialiste, Rama nxori një dekret verbal për të ndjekur penalisht kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili u hetua për një leje të dhënë për ndërtimin të hotelit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë.

Siç dihet, Edi Rama e prishi atë hotel sapo erdhi në pushtet. Për vite me radhë, Gjika u hetua e u njollos, por në fund, të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri edhe Gjykata e Strasburgut e quajti të paligjshme prishjen e objektit, e në vitin 2017, Edi Rama firmosi disbursimin e 13 milionë eurove për familjen e vjehrrit të Lulzim Bashës dhe pronarët e tjerë të objektit që u prish.

Nëse në Shqipëri, do të kishte një drejtësi realisht të pavarur e kurajoze, do të duhet të hetonte pikërisht aktin aventurier për të prishur një objekt të ligjshëm, pa pasur në xhep një vendim gjyqësor të formës së prerë. Së paku kemi të bëjmë me një dëm kolosal të buxhetit, e nëse nuk është shpërdorim detyre, është një dëm i madh që me veprime e mos veprime i është shkaktuar shtetit.

Shpëtim Gjika, sot është një qytetar i lirë e s’ka akuzë mbi supe, por i larguar nga PS, nuk është i vetmi ‘kurban’, një rit pagan që i është kthyer në ves Edi Ramës.

Kështu veproi edhe me Saimir Tahirin. Të cilin me vendim parlamenti e mbrojti nga arresti politik që i përgatiti Adriatik Llalla me urdhër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, po më pas e lëshoi si një ‘kurban’ për mandatin e tij të dytë.

E në mandatin e tretë ka zgjedhur Arben Ahmetajn; i cili ashtu si dhe Tahiri apo Gjika, ka qenë një politikan dhe drejtues i rëndësishëm i PS. Që falë punës së tyre kanë marrë mjaft popullaritet, e krejt natyrshëm edhe armiqësi të madhe.

Politika e pranon këtë: sa i dashur je, aq i urryer; po e rëndësishme është të jesh popullor, i njohur, i përmendur, i diskutuar.

E për Edi Ramën, çdo njeri që ka popullaritet është në vizibilitet dhe konsiderohet si rrezik.

Ndaj pas Saimir Tahirit, shënjestra ju vu Arben Ahmetajt, të cilin me një dinakëri djallëzore e afroi para zgjedhjeve të 2021-shit, e pas tyre, duke e bërë zv.kryeministër. Një post i lartë, por që në një kabinet të Edi Ramës është totalisht pa fuqi, nëse nuk ke portofol.

Ja sot, zv.kryeministre është Belinda Balluku, e cila edhe pa qenë zëvendëse e Ramës është faktikisht ministrja më e fortë në kabinet.

E në këtë sens për të goditur Arben Ahmetajn, Rama ndoqi një linjë që i çonte SPAK-ut ato “materiale’’, të cilat ja kishte dërguar më parë mediave të tij.

Por, rasti Ahmetaj është interesant, pasi përpos zhurmës së madhe në tregun mediatik, realisht nuk ka asnjë fakt që Arben Ahmetajt ka bërë korrupsion. Nuk ka asnjë fakt që ka korrupsion, pra që Arben Ahmetaj ka marrë rryshfet, që ka shpërblyer njerëzit duke u dhënë një vendim që atyre u vyen.

Rasti i inceneratorëve; Ahmetaj nuk kishte asnjë të drejtë firme, as për leje mjedisore, as për leje ndërtimi, e as detyrimin e bashkive që të lidhin marrëveshje me impjantet, pra që të merrnin para publike.

SPAK nuk ka gjetur asnjë fakt për abuzimin e Ahmetajt, ndaj është kurdisur loja e pasurisë, kur në të vërtetë, nuk është bërë një ekspertizë reale, por thjesht tym për disa objekteve në pronësi të familjarëve dhe ish-familjarëve.

Por rasti më skandaloz është ai i privatizimit të disa aksioneve shtetërore të Shoqërisë “Buka”.

Media të kurdisura nga Rama kanë thënë se Arben Ahmetaj, ka ndikuar në privatizimin e kësaj shoqërie për një biznesmen të madh në vend, që sipas tyre ka lidhje me Ahmetajn.

Dosja që ekziston në SPAK, jo vetëm që nuk flet për këtë akuzë në asnjë rresht, por përkundrazi verteton të kundërtën.

Shoqëria “Buka” ose ish fabrika e Bukës së Tiranës ka qenë një ndërmarrje shtetërore që nga qeveria e PD-së, dhe që pas viteve 90 u privatizua duke ruajtur disa aksione shteti.

Në vitin 2004, kur PS ishte në pushtet bëri një privatizim tjetër, ku nuk përfilli pronarët e truallit të madh që kishte kjo ndërmarrje, e cila zotëronte prona në ish fabrikën e bukës, në zonën industriale para Kombinatit Ushqimor ‘Ali Kelmendi’, por edhe në ish-frigoriferin ose kuzhinën e mishit që thirret në zhargon, e është pjesa e tregut industrial te ish-Uzina Dinamo në rrugën ‘5 Maji’.

Në vitin 2004 dhe 2005, dy gjykata të vendit, i kanë kërkuar qeverisë që të ndryshojë vendimet për të llogaritur vlerën e kompensimit apo pronësisë të pronarëve të truallit.

Në vitin 2014, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes që drejtohej nga Arben Ahmetaj, në zbatim të vendimit të gjykatave, vendosi që të trajtohej kjo çështje, duke ofruar aksionet shtetërore në shoqërinë “Buka”. E kjo nuk se u bë me vendim direkt, por ishte një proces i gjatë vlerësimi, supërvizimi, por edhe audicioni nga disa struktura shtetërore.

Ministria e Financave kërkoi plotësimin e dokumentacionit dhe kjo ndodhi, ashtu si edhe struktura të tjera, si hipoteka apo përmbaruesit.

Llogaritja e vlerës së aseteve shtetërore u krye me anë të një grupi të gjerë ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin dhe gjetën rrugën sesi do të zbatoheshin vendimet e gjykatave.

Kështu procesi u shty, dhe Arben Ahmetaj u largua nga detyra e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Industrisë.

Më pas, hynë aktorë të tjerë në lojë, që pretendonin se janë pronarë, pretendonin se edhe ata kanë pjesë në pronë. E kështu e çuan pretendimin në Gjykatën Administrative, e cila në dy shkallët e saj ju dha të drejtë këtyre pretenduesve.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit administrativ, Arben Ahmetaj, tashmë ministër i Financave, në vitin 2015, pezulloi privatizimin e aseteve shtetërore në “Shoqërinë Buka”.

Pra me fjalë të thjeshta, ka ndaluar një proces administrativ për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit gjyqësor. Këto janë vendime krejt normale, të mbështetura fuqishëm në ligj e vendime gjykatash, por edhe ekspertësh dhe drejtuesish institucionesh, të cilët vetëm një sy i lirë mund t’i shohë se janë totalisht të ‘blinduara’.

Në numrin e ardhshëm do të nxjerrim me detaje këto vendime, të cilat jo vetëm nuk e implikojnë Ahmetajn, por e nxjerrin atë një zyrtar që ka ndaluar proceset që ishin të qepura e të rregullta, vetëm e vetëm se kjo pronë, pra ky proces kishte konflikte e pretendime.

Nëse shikon vendimet për investitorët strategjikë, leje ndërtimi, qira pronash apo tendera publikë, vihet re se nuk ka asnjë shpresë mbështetëse, asnjë kërkesë etj etj.

Si për rastin e Inceneratorëve, kur oferta u pranua si e tillë se e kërkoi Klodian Zoto dhe i dhanë lekët e buxhetit, apo rrugët, PPP-të e sterilizimit etj etj. Por për këto do të flasim në shkrimin e radhës. Që është prova e qartë se ‘kurbani’ që kërkon Edi Rama po bëhet duke shkelur me dy këmbë ligjin. Pasi Rama e konsideron veten “ligj”; ndaj dhe PPP-të i miraton me VKM të cilat përgjithësisht nuk i firmos vetë po ja lë zëvendësit./(Vijon…)

Pamfleti

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix5 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix5 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi8 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske8 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar8 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix10 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix11 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix11 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore11 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook