Lidhu me ne

Radar

A mund të evitohej “bojkoti” në universitetin e Mjeksisë?

Nga Fatmir Vejsiu

Eksperti i arsimit, Fatmir Vejsiu: Komentet e mësuesit në fletët informuese  ose raporte - Portali Shkollor

A mund të evitohej “bojkoti” në universitetin e Mjeksisë?


Shkruaj “bojkot” dhe jo BOJKOT, sepse jam i bindur, që shumë shpejt mësimi do vijoje rregullisht, si gjithnjë në favor të shkaktarëve të bojkoteve.


“Me të thatin digjet edhe i njomi” thotë populli (sa thotë i shkreti, por nuk ia vë veshin kërkush :


Jam i sigurtë që jo të gjithë studentët e Fakuktetit të Mjeksisë së Përgjithshme (afërsisht 2100) synojnë që pas përfundimit të studimeve, të mendojnë largimin nga vendi. Për hir të atyre që kanë këtë synim (të thatët), parlamenti ndërmori nismën legjislative për dhënien e diplomave 5 vjet pasi e kanë fituar atë edhe për ato që nuk kanë ndërmend të emigrojnë (të njomët)


Si do shprehesha po të më pyesnin për zgjidhjen e këtij ngërçi. (nëse do më pysnin thashë edhe pse e di që s’të pyet askush )


Së pari do shprehesha kundër këtij ligji dhe ja përse:


Në përfundim të vitit të gjashtë do organizohej ceremonia e diplomimit, do hidheshin kapelet dhe nuk do shpërndaheshin diploma, pra do kemi ceremoni diplomimi pa dhënë diploma.

( non sens  ) 

Se dyti, argumentimi i mendimit tim dhe zgjidhja e problemit që ka shqetësuar me të drejtë ligjëvënësit.

Them me të drejtë, pasi drejtimet e studimit për të cilat kuotat e pranimit realizohen qysh në fazën e parë, (mjeksi, infermieri, etj.) nxjerrin më shumë kuadro se sa ka nevojë tregu dhe paradoksalisht hasesh me mungesën e tyre në sistemin e shëndetsisë.


Për të t’u njohur jashtë vendit DIPLOMA universitare, domosdoshmërisht duhet marrë vula APOSTILE në Ministrinë e Jashtëme. Kësaj ministrie mund t’i kërkohet me një akt nën ligjor, që të mos  e lëshojë këtë lloj vule, nëse Diploma është fituar në më pak se sa 5 vjet më parë, madje jo vetëm për degët e bojkotistëve.

Nëse mjeku i sapo diplomuar e kërkon me ngulm njehsimin e diplomës nëprmjet vulës APOSTILE, atëhere ai lë të paguaj tarifën e shkollimit.


Nëse mjeku i sapo diplomuar nuk shkon dot jashtë vendit, për mungesë të dokumentit që vërteton kualifikin e tij, atëhëre, në masën më të madhe ata do detyrohen të punojnë për të paktën 5 vjet diku, në spitalet qëndrore ose periferike, publike apo private. 


Gjatë kësaj kohe ato mund të kenë gjetur veten në tregun vendas dhe kanë krijuar mundësitë e specializimit dhe fillimit të një karriere të suksesshme profesionale. 

Ato  mund të kenë krijuar familje dhe kanë hequr dorë përfundimisht nga dëshira për emigrim.

Atyre mund t’i jenë krijuar rrethana të tilla familjare që e pamundësojnë largimin nga vendi, etj.Lodhen mediat dhe të ftuarit politikë të emisioneve të tyre për të argumentuar dakortësinë apo kundërshtinë e ligjit, por pa dhënë një zgjidhje.

Si gjithmonë, nuk pretendoj të kem dhënë zgjidhjen më të mirë të mundëshme, por nxitjen për të mos u marrë me “e lagu apo se lagu bishtin dhelpra”


Ku duhet të ishin fokusuar në këtë kohë mediat dhe politikanët (jo specialistët, se ato nuk i pyet njeri)


Vëmendja e të gjithëve duhet të ishte përqendruar tek fakti që në degët prioritare nuk ka numër minimal studentësh, për vijueshmëri. Në ato degë që pamundësojnë plotësimin e nevojave të arsimit për mësues të të gjitha profileve.


Nëse bojkotin e studentëve të mjeksisë e konsideroj të evitueshëm me pak përpjekje dhe me mirëkuptim, plotësimi i nevojave të shkollave për mësues matematike, fizike, kimie, biologjie etj, kërkon një analizë të thellë.


Maturantët nuk u joshën edhe këtë vit shkollor me një bursë prej 40 mijë lekësh në muaj.A thua se kaq të kamur qenkan shumica e 20 mijë studentëve, kur ajo sasi parash është më e madhe se sa pensioni i rreth 6oo mijë pensionistëve dhe i dhjetra mijë punonjësve që punojnë për të mbajtur familjet e tyre me aq para? 


Ajo sasi parash është më e madhe se sa paga që marrin studentët për punën që bëjnë në butiqe, restorante, recepsione hotelesh apo …. gjatë kohës që i duhej të ishin në auditore, klasa, laboratore apo në sallën e studimit. 


Ato punojnë me pretekstin se shpenzimet për të ndjekur shkollën e lartë janë të papërballueshme për to dhe familjet e tyre dhe në të njëjtën kohë refuzojnë përballimin e këtyre shpenzimeve me bursën që u garanton shteti, me kusht që të ndjekin një drejtim studimi që i garanton dhe punësimin pas përfundimit të shkollës së lartë.Mbase edhe për këtë duhet të japim mendime.

Situata është tepër alarmante.Kjo situatë nuk mund të zgjidhet me bojkot, pasi kjo lloj proteste sjell vetëm dështime. Mund të pranoja të jepja mendime edhe për këtë çështje, por jo thjesht për të bërë lajm. Informacionet që kemi janë të mjaftuesh për të ditur se ku ndodhemi. Kemi nevojë për zgjidhjen e tyre.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook