Lidhu me ne

Kioske

Tallja e madhe me qytetarët

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight

Nga Klodian Tomorri 

Kryeministri Edi Rama u shfaq i ashpër me ndërtuesit para kamerave. Duke i akuzuar për evazion dhe nëndeklarim të çmimeve të shitjes, kryeministri tha se nuk do të tërhiqet kurrë nga referencat e rritura. Duke parë këtë shfaqje shumë mund të kenë menduar se qeveria po u shtrëngon rripin oligarkëve të ndërtimit. Por ky është një teatër edhe një tallje e madhe.

Taksat e rritura në ortek nuk do t’i paguajnë ndërtuesit. Ato do të paguhen deri në qindarkën e fundit nga qytetarët shqiptarë.

Janë qytetarët që do të paguajnë 8 për qindëshin mbi referencën e rritur, sa herë që blejnë një banesë. Janë qytetarët që do të paguajnë 15 për qindëshin e fitimit kapital mbi referencën e rritur, sa herë që shesin një banesë. Po kështu, janë qytetarët ata që do të paguajnë taksën e rritur të pronave si pasojë e dyfishimit të shkallës tatimore dhe rritjes së bazës referenciale mbi të cilën llogaritet ajo.

Me pak fjalë, ato 400 milionë euro shtesë në vit që do të paguhen si taksa mbi pronën dhe sigurim i detyrueshëm për tërmetin do të paguhen të gjitha nga qytetarët.

Kur zoti Rama u bërtet ndërtuesve para kamerave se referencat nuk do të ndryshojnë, ai e di shumë mirë se barrën po ja u ngarkon familjeve. Kur u bërtet për strehimin social po ashtu.

I vetmi risk që kanë ndërtuesit nga rritja e taksave është ai se rritja e çmimeve nga taksa do ta çojë ekuilibrin e tregut në një pikë më lart. Atje ku kërkesa është më e vogël dhe çmimi më i lartë.

Pra, ky është risku i vetëm i ndërtuesve. Që ata nuk do shesin kaq shumë sa shesin tani, por më pak. Ose ndryshe që nuk do të fitojnë kaq shumë. Ndërsa ata që humbin para nga xhepat janë qytetarët. Jo pak, por 400 milionë euro në vit sipas llogarive të vetë qeverisë.

Dhe që kjo të bëhet e pranueshme për publikun, duhej edhe ky teatri i sotëm. Ai ku kryeministri ja u ‘mblodhi’ ndërtuesve me të bërtitura. Dhe në teatër të gjithë janë në rol. Ndërtuesit bëjnë sikur po i paguajnë ata taksat e rritura. Ndërsa kryeministri bën sikur po u merr shpirtin të pasurve për të mirën e qytetarëve.

Por kjo është kaq banale. Ashtu siç është banal edhe fakti tjetër. Një kryeministër që bërtet për evazion në vitin e tij të 10-të në pushtet.

/Kapitali.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook