Lidhu me ne

Radar

Si u rrëzua kalaja prej rëre e “strategjikut” Rama përballë Albin Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti: Ja kur do të kem një takim me Edi Ramën - Politika

Edi Rama dhe Albin Kurti

Në realitet, Rama, nuk se njihet për ndonjë strateg, përpos luftës me kundërshtarët e tij politikë, ku përfiton nga përçarja dhe blerja e personave brenda që i tregojnë gjërat përpara, e më pas ai lëviz për t’i paraprirë…

Në daljen e tij të fundit për mediat në lidhje me ngjarjet në Kosovë, Edi Rama foli për qasje strategjike, duke kritikuar Albin Kurtin se ka përdorur lidhje të shkurtra dhe lëvizje taktike në lidhje me Vuçiçin. Por Edi Rama nuk përmendi ndonjë lëvizje strategjike që ai ka në mendje dhe idetë e tij sesi duhet të veprojë Albin Kurti.

Të vetmet lëvizje të Edi Ramës, janë drafti i tij për Asocacionin, kërkesa për rritjen e pranisë së KFOR-it në veri, dhe rikthimi në dialog.

Plan më kaotik dhe më i lexueshëm se ky nuk ka, e që asgjë strategjike nuk nxirret nga këto paçavure “plane”.

Në realitet, Rama, nuk se njihet për ndonjë strateg, përpos luftës me kundërshtarët e tij politikë, ku përfiton nga përçarja dhe blerja e personave brenda që i tregojnë gjërat përpara, e më pas ai lëviz për t’i paraprirë.

Kryeministri i Shqipërisë, të gjitha lëvizjet dhe veprimet e tij i ka teatrale, vetëm për ‘show’, dhe nuk ka asnjë qitje të largët, apo një mendim të thelluar për të vepruar strategjikisht.

Në marrëdhënien e tij me Serbinë, në mos me qëllim, Rama ka vepruar si një diletant spektakolar, pasi ka bërë shumicën e gjërave që i leverdisnin Aleksandër Vuçiçit. Duke nisur që me Ballkanin e Hapur, i cili sot është një teori e rrëzuar në të gjitha anët, e po del se ka qenë vetëm një lustër për kreun e regjimit në Beograd.

Përballë Albinit, Edi Rama ka vepruar pa asnjë ide e plan, e kjo jo thjesht sepse nuk di asgjë. Sepse në fakt nuk di, por as nuk dëgjon askënd; qofshin diplomatë të rëndësishëm shqiptarë, edhe të Partisë Socialiste, por qoftë edhe persona me ndikim në Kosovë.

Albin Kurti nga ana tjetër, edhe pse duhet thënë se ka rezultuar një fitues në krahasim me Aleksandër Vuçiçin, nuk se është një gjeni i nivelit të lartë në diplomaci. Megjithëse, edhe kjo duhet thënë, është shumë më i lexuar dhe i kultivuar se parardhësit e tij.

Albin Kurti, e ka arritur këtë rezultat spektakolar në sajë një plani strategjik që kur ka hyrë në politikë në vitin e largët 2003.

Kur erdhi në qeveri, Albin Kurti, thjesht ka nisur zbatimin e planit të tij, natyrisht jo të gjithin përnjëherë, e madje duke pasur edhe gjithë botën kundër. Nga Perëndimi, që e konsiderojnë jo komod e kokëfortë, e deri tek Lindja: Serbi, Rusi e Kinë, që e shohin si një nacionalist shqiptar të vijës së ashpër.

Plani i Albin Kurtit ishte krejt i qartë: Plani Ahtisari, që u fut në Kushtetutën e Kosovës ishte i padrejtë, sepse i ka dhënë serbëve të Kosovës aforfe një copë të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe të pushtetit gjyqësor të republikës. Gjithashtu edhe drejtimin e policisë dhe gjykatave në veri të vendit, apo enklavat ku jetojnë serbët.

Kurti ka kundërshtuar çdo kompromis tjetër, pasi e ka cilësuar të rëndë edhe paketën Ahtisari. Por siç dihet serbët nuk u ndalën së kërkuari vazhdimisht koncensione, duke ardhur deri tek Zajednica, që nuk është tjetër veçse një pushtet paralel i paguar me paratë e taksapaguesve të Kosovës, që serbët të kenë në kontroll sigurinë, shëndetësinë, arsimin, kulturën e të gjithë territorin. Pra një autonomi e plotë e veriut të Kosovës.

I vënë në presion nga SHBA e BE për të negocuar me Aleksandër Vuçiçin, Albin Kurti, tregoi një shkathtësi diplomatike, sa përveçse i kuptoi përpara të gjitha lëvizjet e kundërshtarit, arriti ta destabilizojë atë, duke e bërë që të kryejë lëvizjen e 24 shtatorit, e cila i ‘çoi për dreq’ të gjitha fitoret serbe deri më sot.

Edi Rama nga krahu tjetër, natyrisht pa dijeninë e tij, ka shërbyer si një lëvizje bllofi për të arritur në përfundimin që sot kemi. Nëse Rama do ta kishte bërë këtë me ndërgjegje, pra që të tregohet aq kryelesh siç është treguar në lëvizjet e tij me Vuçiçin, do të bënte një akt patriotik. Por në realitet, ka rënë krejt butë-butë në kurthin që mjeshtërisht i ka ngritur Albin Kurti.

Pasi me Ramën, Vuçiç ka menduar se do të bëjë izolimin e Albinit dhe krijimin e një zone të ndaluar kundër tij në Kosovë. Por sot, të gjithë kundërshtarët e Albin Kurtit në Kosovë, hiqen më patriotë se Albini, pikërisht se e dinë se po humbin pikë ditë pas dite, e nëse bëhen zgjedhjet sot, Albin Kurti mund të marrë edhe 2/3 e Parlamentit.

Sikur Edi Rama të dëgjonte dy zëra racional që i ka pasur pranë vetes: Ditmir Bushatin dhe Sandër Lleshajn, patjetër që nuk do të kishte rrëshqitur në këtë gropë. Por ndoshta është më mirë kështu.

E gjasat janë që pikërisht kauza që kanë ngritur Bushati e Lleshaj, si dhe konsistenca e tyre, mund t’i kthejë dy personazhet e rëndësishëm në anti-Rama-t e mezipritshëm në politikën shqiptare.

A nuk ra Fatos Nano në vitin 1998, pas paktit me Milosheviçin në Kretë, që ja rrëzoi Pandeli Majko i pari, i cili jo rastësisht më pas u bë kryeministër i vendit?!

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix16 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix16 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix16 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar16 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix17 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix17 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix17 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske18 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix18 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook