Lidhu me ne

Radar

“Qëndrimet diabolike të Edi Ramës, çojnë ujë në mullirin e Serbisë”/ Diplomati “masakron” Ramën për qëndrimet ndaj Kosovës

“Qëndrimet diabolike të Edi Ramës, çojnë

Diplomati Flamur Gashi, gjatë një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se situata në Kosovë është mjaft e tensionuar pas dështimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës. Gashi tha se ende nuk është e sigurtë që Serbia i ka tërhequr trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Diplomati Gashi dënoi nga ana tjetër kërkesat e Edi Ramës për konferencën e paqes për Kosovën dhe kalimin e KFOR-it, duke i cilësuar ato qëndrimi diabolike.

“Deklarata e DASH thotë se nuk jemi ende të sigurtë që forcat serbe janë tërhequr nga kufiri me Kosovën dhe bëri thirrje që të tërhiqen sa më parë.

Sot policia e Kosovës ka tërhequr forcat e saj speciale nga Bajnska dhe ka çuar aty forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Opozita serbe akuzon drejtpërdrejt Aleksandër Vuçiçin për aksionin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e akuzon për dështimin. Situata është mjaft e tensionuar. Janë 200 trupa të Mbretërisë së Bashkuar që do të vendosen në Kosovë. Sot eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon ka kërkuar që të ketë trupa shtesë nga Gjermania për KFOR-in. Situata mund të precipitojë nga momenti në moment pasi Vuçiç diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bën.

Edhe sot KFOR-ia ka deklaruar se përgjegjës për ruajtjen e rendit në veri është Policia e Kosovës dhe duhet të marrin të gjitha masat për sigurinë në këtë pjesë.

Serbia po bën të njëjtin veprim si Rusia në Ukrainë. Vuçiçi tani të gjithë fajin ia ka kaluar Radioçiçit që e ka pranuar me dëshirë këtë rol. Të njëjtën gjë po bën në Bosnje Milorad Dodik dhe janë këta, me Putinin që kërkojnë me çdo kusht një vatër të re zjarri në Ballkan për tërheqjen e vëmendjes nga Rusia.

Nga tjetër Edi Rama me kërkesën për konferencën e paqes për Kosovën dhe kalimin e KFOR-it në veri i ka bërë me qëllim.

KFOR me Rezolutën 1244 është përgjegjës vetëm për ruajtjen e kufirit jo të rendit publik në territorin e Republikës së Kosovës dhe nëse do të ndryshohej kjo duhet të mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe pastaj do të kishim probleme të tjera me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera që nuk njohin Kosovën në OKB.

Këto qëndrime diabolike të Ramës jo vetëm e ulin prestigjin e Shqipërisë, por po çojnë ujë në mullirin e Serbisë, sepse kërkesa për KFOR-in në veri është kërkesë eksplicite e Vuçiç.

Në këto momente z.Rama duhet të jetë në krah të Kosovës dhe jo të Vuçiçit, kur e gjithë bota demokratike, shtetet perëndimore, shtetet anëtare të NATO-s, SHBA-të e kanë dënuar në mënyrë te fortë dhe të prerë ndërhyrjen terroriste të forcave ushtarake që kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë-deklaroi Gashi, ndër të tjera.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix10 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore10 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal11 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix11 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix11 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix11 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix11 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix11 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix11 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook