Lidhu me ne

Radar

Basha sulmon Ramën për Kosovën: Gabim trashanik, kërkesa për KFOR-in

Basha sulmon Ramën për Kosovën: Gabim trashanik, kërkesa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se sulmi në veri të Kosovës të dielën e kaluar ishte parapërgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Euronews Albania”, duke cituar intervistën me kreun e PD.

“Ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilitare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës”, theksoi fillimisht Basha.

Sipas tij, ishte profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe bashkëpunim i ngushtë me institucionet euroatlantike që bënë të mundur shkatërrimin e planit të Serbisë.

“Ishte profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet euroatlantike që bënë të mundur shkatërrimin e këtij plani dhe zmbrapsjen e efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore ku ka anëtarë të NATO-së dhe BE-së”, shtoi ai.

Kreu i selisë blu konsideroi gjatë intervistës se Serbia është “delja e zezë e Ballkanit” dhe është një vend i dyzuar që gjithmonë përdor mjete të tjera për të zgjidhur problemet politike.

“Aleati më i ngushtë i Vuçiç është shpallur ‘non grata’. Moska nuk e bën këtë për interesat serbe. Interesi i Moskës është të hapë një front të dytë. Në këtë front të dytë po përdor qytetarët e një vendi tjetër”, u shpreh Lulzim Basha.

Në përmbyllje, ai ravijëzoi se Partia Demokratike do të dorëzojë një kërkesë të hënën e 2 tetorit për interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën e tij për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës.

“Rama duhet të sqarojë nëse është i pa-informuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga veriu. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme”, theksoi kreu i PD-së.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook