Lidhu me ne

Temporal

Pse shqiptarët nuk kanë shpirt komunitar?

Nga Ledian Droboniku

Dr. Ledian Droboniku: Normalizimi i Shqipërisë jashtë Perandorisë - Radio  Kosova e Lirë

Pse shqiptarët nuk kanë shpirt komunitar?

Për çdo pyetje, ka shumë përgjigje. Pastaj varet nga ne, se cilës do i besojmë.

*****

Një përgjigje e thjeshtë dhe në modë, është ajo, që e trajton “mungesën e shpirtit komunitar” si problem metafizik, historik apo antropologjik.

Sipas kësaj teorie deterministe, shqiptarët janë vetvetiu individualistë, nuk kanë kulturë politike, nuk dinë të ndërtojnë institucione sepse kanë strukturë tribale, urrejnë dhe plaçkisin publiken etj.

Një përgjigje e tillë duket si i kënaq të gjithë:

1. Në radhë të parë kastën dhe lobet. Nëse ky popull e paska në ADN urrejtjen për të mirën publike, atëherë ata meritojnë edhe një qeveri që vjedh pasuritë kombëtare.

2. Në radhë të dytë kënaq pseudo-intelektualët që zhbirojnë e gjejnë çdo argument pseudo-shkencor për të justifikuar status quo-në.

3. Por teza të tilla kaq të thjeshta, kënaqin dhe vetë të mjerët. Ata binden që “kështu qenka shkruar”. Kjo akomodon trurin por jo shpirtin dhe trupin që dergjet në mjerim.

*****

Ka dhe një shpjegim shkencor e institucional. Antropologjia kulturore pranon ndryshimin e sjelljeve sipas modelit eko-politik që vendoset mbi një popull. Kultura e një populli mund të evoluojë në forma emancipimi apo dhe degradimi.

Komunitarizmi psh. nuk ndodh në vakum por në hapësira të përbashkëta, ku njerëzit identifikohen si qytetarë me të njëjta të drejta e dinjitet.

Nëse këto hapësira materiale apo institucionale zaptohen, komunitarizmi shndrrohet në kanibalizëm individualist.

Si mund të krijosh shpirt komunitar, kur nuk lejohen referendume kombëtare apo lokale. Nëse dikush nuk vendos dot për pasurinë (publike apo private), ai nuk afeksionohet ndaj saj.

Populli bëhet indiferent e do veç t’ia dele/gojë këtë barrë partisë dhe hienave pas saj.

Kjo është dhe loja e kastës!

Nga një anë nuk lejon popullin të vendosë për ASGJË e nga ana tjetër e kritikon atë për GJITHÇKA!

Shkolla Publike është një hapësirë, ku qytetarët socializohen në komunitet. Ata identifikohen nga fakti se kanë të drejta të barabarta për faktin e vetëm se janë Qytetarë të Republikës.

Nëse llogjikën e të drejtave e zëvendëson me forcën e parasë, atëherë ka vetëm shitës e blerës. Raporti i socializimit zëvendësohet me raport hierarkik sepse njerëz të ndryshëm kanë fuqi blerëse të ndryshme.

Pra komunitarizmi nuk ndërtohet dot me individë të serisë A, B apo C. Komunitarizmi kërkon Qytetarê me dinjitet të barabartë.

Nëse i njëjti proçes monetarizimi ndodh dhe me spitalin publik, shtëpitë e kulturës, biblotekat publike etj. atëherë ke minuar në themel komunitarizimin.

Pse dikur mblidheshim në sheshe e tani takohemi vetëm në kafe apo qendra tregtare?

Njerëzit mund të mblidhen dhe në kafene apo qendër tregtare, por aty janë si konsumatorë dhe rregullat i vendos pronari.

Aty ka komoditet por jo komunitet.Ata mund të formojnë shpirt komunitar nëse mblidhen në sheshe publike, përkujtime apo festa kombëtare apo lokale si qytetarë të barabartë.

Ja përse sheshet, spitalet e shkollat publike zhduken e lulëzojnë ghetot private.Ajo që duhet të ishte e përbashkët rrethohet me gardhe e tela me gjemba.

Nëse unë mund të mbijetoj vetëm falë parasë dhe konkurrencës, pse duhet ta vras mendjen për komunitetin, për fshatin apo larg qoftë të luftoj për atdheun.Importimi i deologjisë neoliberiste, ka në themel pikërisht zhdukjen e Demokracisë.

Pushteti i popullit duhet të zvs nga pushteti i lekistëve. Për këtë ajo nevojë të çmontojë çdo forme komunitarizmi. Një popull që humbet identitetin e tij nuk lufton më për të drejta të përbashkëta. Ai transformohet në turrma individësh pa asnjë lidhje solidare.

Ai nuk ka empati për të ngjashmin e vet por simpati për atë që ka pushtet ekonomik apo politik. Dje i mohuan privaten sot i mohojnë publiken. Dy ekstreme me të njëjtin efekt:SKLLAVËRIMIN e tij!

Një popull që bindet të pranojë prangat si byzylykë e padronin si idhull, nuk e shpëton dot askush nga skllavëria.

MË TEPËR

Aktualitet19 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix19 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix19 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske19 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore19 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook