Lidhu me ne

Radar

Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin importet e veshjeve të reja, rritet tregu i “GABIT”

Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin

Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën më të ulët të konsumatorëve për këto produkte. Sipas të dhënave të INSTAT në janar-gusht, importet e këpucëve në sasi pësuan rënie vjetore me 19%. Tkurrje të ngjashme pësoi edhe importi i pëlhurave dhe tapicerive të ndryshme. Veshjet dhe rroba plotësuese shënuan rënie me 10%. Në te kundërt rrobat e përdorura pësuan rritje me rreth 3.4%.

Të dhënat nga tregu pohojnë se tregtia me pakicë e veshjeve ka pësuar rënie kryesisht nga ulja e popullatës banuese në vend, sidomos te rinjve. Moshat e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve dhe këpucëve. Më të vjetrit kanë nevoja më të reduktuara për veshje dhe nuk konsumojnë volumet e grupmoshave të tjera të popullsisë.

Një arsye tjetër lidhet me rënien e fuqisë blerëse për veshje. Çmimet e ushqimeve janë rritur me ritme dyshifrore pas luftës në Ukrainë, duke bërë që shporta e shpenzimeve mujore të anojë nga ushqimet më shumë se për veshjet.

Tregtarët e pakicës pohojnë vitin e fundit se kërkesa ka rënë ndjeshëm dhe konkretisht që kur nisi rritja e çmimeve të ushqimeve. Ashtu si edhe për mallrat e tjera, çmimet e veshjeve kanë qenë më të larta pasi vala e kostove ka përfshirë edhe këtë sektor.

Në të kundërt, veshjet e përdorura janë grupi i vetëm që shënoi rritje. Rrobat e përdorura po regjistrojnë rritje vit pas viti, tendencë që ka vijuar edhe në vitin 2023. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë disa kategori konsumatorësh po zhvendosen në këtë segment që po përhapet me shpejtësi.

Ndryshimet klimatike po luajnë rol. Dimri i ngrohtë ka ndikuar në rënien e shitjeve të këpucëve në të gjithë globin vitin e kaluar, duke rritur stoqet në magazina gjatë këtij viti.

Gjithashtu veshjet e dimrit kaluan një sezon të vështirë vitin e kaluar. Stinët jo normale janë duke e ndikuar negativisht edhe industrinë e modës dhe bizneset e lidhura më to, që nga prodhimit tek shitjet.

Këtë vit, fabrikat e prodhimit të këpucëve në vendin tonë kanë ulur sasitë edhe nga fakti se moti i ngrohtë ka tkurrur kërkesën për këpucënë Europë.

Burimi: Revista Monitor

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix11 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore11 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal11 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix12 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix12 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix12 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix12 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix12 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix12 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook