Lidhu me ne

Radar

Rama shqiponjë me terroristët në Turqi, pulë me terroristët në Kosovë

Rama

Edi Rama di si të dënojë një sulm terrorist. Kryeministri di që të flasë edhe në emër të Shqipërisë kundrejt një sulmi terrorist si ai që ndodhi në Turqi sot. Thjesht nuk di (ose do) ta bëjë me Kosovën.

Shikoni si reagoi Edi Rama ndaj sulmit të sotëm terrorist tek ministria e Brendshme e Turqisë.

“Sulmi terrorist në Ankara, është një akt i neveritshëm burracakërie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën kundër terrorizmit” – shkruan Rama në plaftormën “X”.

Ky është një reagim i fortë dhe i shpejtë. Por Rama nuk arriti ta bëjë këtë kur serbët sulmuan policinë e Kosovës, dhe një polic, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë.

Ndryshe nga si reagoi për sulmin në Turqi, për atë të Kosovës, Rama shkruajti më gjatë, por shumë më butë.

Shikoni se si shkruante në “X” Edi Rama më datë 24 shtator, kur policia kosovare shkëmbente të shtëna me terroristët serbë të udhëhequr nga njeriu i Beogradit në Kosovë, Milan Radojçiç.

Rama flet për një tragjedi të cilën e sheh si kambanë alarmi dhe se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut të normalizimit, një reagim i denjë për një euro-burokrat që preferon të pensionohet në Bruksel.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.” – shkruajti Rama.

Krahasimin bëjeni vetë…

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix10 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore11 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal11 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix11 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix11 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix11 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix12 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix12 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix12 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook