Lidhu me ne

Mix

Çfarë është gluteni? Çfarë janë ushqimet pa gluten – Pse rekomandohen

Keni dëgjuar ndonjëherë për glutenin? Mbase keni parë disa produkte me markën ‘pa gluten’ ndërkohë që në botë po flitet gjithnjë e më shumë për sasinë e glutenit që duhet konsumuar dhe për idenë se një dietë pa gluten mbase është kura e çdo sëmundjeje. Në tregje gjen plot produkte pa gluten.

Shumë prej nesh përzgjedhin produkte pa gluten, por pa ndonjë arsye të mirëfilltë. A është e vërtetë që gluteni shkakton dëme të pariparueshme në trupat tanë? Apo dieta pa gluten është thjesht një tjetër lëvizje e modës e nisur nga njerëzit e famshëm, të cilët këshillojnë edhe përdorimin e produkteve organike apo superushqimet ekzotike që pastrojnë organizmin? Më poshtë do të gjesh përgjigjet e duhura për të gjitha pyetjet në lidhje me glutenin, në mënyrë që të jesh në gjëndje të marrësh vendimin e duhur.

Çfarë është gluteni?

Le të nisim me gjërat fillestare. Gluteni është një lloj proteine që kryesisht gjendet tek gruri dhe drithëra të tjerë si elbi, bullguri dhe thekra. Por kjo nuk do të thotë që gluteni nuk është i pranishëm edhe në produkte si makaronat, buka apo biskotat.

Gluteni gjendet kudo; tek balsamet e buzëve deri tek salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat apo erëzat.

3 diagnozat kryesore

Sëmundja Celiake

Sëmundja Celiake (apo njohur ndryshe si sëmundja e Celiakis) është një sëmundje digjestive, e cila prek 1 në 133 njerëz. Disa prej simptomave të kësaj sëmundjeje janë fryrja abdominale, diareja dhe konstipacioni, të cilat shpesh diagnostikohen gabimisht si probleme të zakonshme të sistemit tretës, çka do të thotë që 80% e pacientëve nuk diagnostikohen siç duhet dhe si rrjedhojë nuk kurohen. Disa prej pasojave më serioze të sëmundjes Celiake (celiac disease) përfshijnë: aneminë, osteoporozën, rënien në peshë dhe kequshqyerjen.

Ndjeshmëria ndaj Glutenit

Tani, le të flasim për diçka të cilës shumë i referohen si Ndjeshmëria ndaj Glutenit, një simptomë e ndarë nga Sëmundja Celiake, e cila shfaqet në formën e: lodhjes mendore, mungesës së energjisë, fryrjes, dhimbjeve abdominale, diaresë, konstipacionit pas konsumimit të produkteve të grurit. Ka patur debate të shumta, si në komunitetin mediatik ashtu edhe në atë mjekësor në lidhje me këtë çështje. Së pari, ndryshe nga sëmundja celiake, për ndjeshmërinë ndaj glutenit nuk ka një test të mirëfilltë diagnostikimi. Mënyra e vetme se si ndjeshmëria ndaj glutenit mund të kuptohet është nëse mjekët kanë përjashtuar problemet me tioridet apo të aparatit tretës si dhe sëmundjen celiake apo alergjinë ndaj grurit nga lista e sëmundjeve që një pacient mund të ketë. Së dyti, komuniteti mjekësor për momentin është i ndarë nëse simptomat e përshkruara më lart në të vërtetë shkaktohen nga intolerance ndaj glutenit apo ndodhin si pasojë e një reagimi ndaj një sheqeri specifik apo përbërësi kimik që gjendet tek gruri, i njohur si FODMAP.

Alergjia ndaj Grurit

Së fundmi, shumë njerëz që pretendojnë të jenë intolerantë ndaj glutenit në të vërtetë vuajnë nga alergjia ndaj grurit. Si në rastin e çdo alergjie tjetër të shkaktuar nga ushqimi, simptomat e saj përfshijnë: irritimet në lëkurë, kruarjet, puçrat, irritimet në sy, vështirësi në frymëmarrje etj. Për njerëz të tillë, sugjerohet një dietë pa produkte gruri, që do të thotë se ata munden akoma të konsumojnë produktet e elbit apo thekrës.

Mbani mend, para se të bëni vetë diagnozën e ndjeshmërisë ndaj glutenit dhe të merrni vendimin që të mos përdorni gluten, duhet të bëni ekzaminimin dhe të kuptoni nëse keni sëmundjen celiake apo alergjinë ndaj grurit, si dhe të bëni një check-up të plotë të trupit.

Kujdes! Nëse keni një prej tre diagnozave pra; Semundjen Celiake, Ndjeshmëri ndaj Glutenit apo Alergji ndaj grurit, në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni ndonjë produkt që përmban gluten. Veçanërisht njërëzit që vuajnë nga Sëmundja Celiake nuk duhet të konsumojnë asnjëherë produkte me përmbajtje gluteni.

Rreziqet e produkteve pa gluten

Një studim i publikuar në British Medical Journal, shpjegonte se njerëzit që konsumojnë drithëra me gluten kanë më pak gjasa për të qenë mbi peshë, të vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës, disa lloje kanceri siç është ai i zorrës së trashë.

Drithërat përmbajnë 31 antioksidantë të ndryshëm që ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe kanë efekte pozitive për menaxhimin e peshës.

Për fat të keq, vendosja e logos “pa gluten’ tek paketimi i produkteve të ndryshme është kthyer në modë. Duke mos marrë parasysh vlerat ushqimore të një produkti, reklamat na joshin të provojmë patate të skuqura pa gluten (edhe pse patatet janë natyralisht pa gluten) apo ëmbëlsira pa gluten. Në të vërtetë, produktet pa gluten kanë përgjithësisht nivele të ulëta të fibrës që është thelbësore për të garantuar një tretje normale të ushqimit. Këto produkte janë të pasur edhe me karbohidrate të këqija e sheqerna të pashëndetshëm që ndikojnë në rritjen e peshës.

Nëse diagnostikohesh me sëmundjen celiake apo ndjeshmëri ndaj glutenit, përpiqu ta pasurosh dietën me produktet e mishit, bulmetit, frutat, perimet, arrat, farat, bishtajoret, drithërat pa gluten siç janë orizi i kafenjtë apo kuinoa; evito produktet e përpunuara, shih me vëmëndje etiketat dhe zgjidh produkte që nuk kanë karbohidrate apo sheqerna të shtuar. Mund të gjesh produkte pa gluten në supermarketet cilësore apo në dyqane të dedikuara ku janë edhe produktet bio, dietetike apo për diabetikët.

Nga ana tjetër mos u përpiq t’i qëndrosh një diete tërësisht pa gluten, sepse shpesh ndodh që efektet e një diete të tillë të jenë më negative se përfitimet ndaj saj, siç mund të ndodhë në rastet e supozuara të humbjes në peshë për shkak të kësaj diete.

Mbani mend, gjëja kryesore që mund të bëni për një trup të shëndetshëm është të mos e teproni!/AgroWeb.org

*AgroWeb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej tre vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook