Lidhu me ne

Radar

Ditmir Bushati: Dështuam me koncesionet. PS po ndërton një ekonomi oligarkësh

Pa censure, TVSH

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren Elona Meco ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes. “Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë,mund të zëvendësojë qeverisjen”.– u shpreh Ditmir Bushati në emisionit “Pa Censurë”. Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat  e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin qëduhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore tëindividëve. “KE ndërmori veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit tëpafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe tëmos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Më poshtë, një pjesë nga intervista me ish Ministrin  e Jashtëm në emisionin Pa Censurë”

Elona Meço: Si i shikoni zhvillimet në PS, mënyrën sesi ajo po qeveris? Gjykoni se ka rrëshqitje demokratike, siç shpreheni diku?

Ditmir Bushati: Ka një fenomen, i cili më shqetëson. Sa më shumë fiton PS në zgjedhje pa opozitë apo nëzgjedhje pa rivalë të vërtetë, kjo nuk përkthehet në mëshumë ushtrim të përgjegjësive politike nga ana jonë.

Elona Meço: Çfarë do të thotë të ushtrojë përgjegjësitëpolitike? Të qeverisë më mirë, të ketë më pak korrupsion?

Ditmir Bushati: E para është besimi që njerëzit japin dhe duhet ta kthesh mbrapsht përmes mirëqeverisjes. Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale tëpersonave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë qëpikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.

Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi ipërgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurencës dhe e riskut qëmerr përsipër sipërmarrja, por, në shumicën e rasteve,vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3,4 apo 5 individëve, qoftë përmes PPP-ve, qoftëpërmes kontratave, që, siç po rezultojnë, nuk na qenkan dhe aq të suksesshme. Pra, nëse ju jeni një sipërmarrës, marr rastin e incineratorit, ju nuk keni vendosur asnjërisk në këtë biznes. Të gjitha paratë kanë ardhur automatikisht nga buxheti i shtetit, pavarësisht formës PPP apo shërbime. Pas disa vitesh, u desh që SPAK tësekuestrojë një vepër, që quhet incineratori i Tiranës dhe tani  të administrohet nga shteti. Përgjegjësia e politikës nuk është për t’u përfshirë në politikën inkuizicionale për të thënë se kush është fajtor, por për të marrë hapat dhe veprime në kohën e duhur.

Elona Meço: I ka marrë qevera ndërkohë, shikoni qët’i ketë marrë?

Ditmir Bushati: Nuk I ka marrë, se nëse do t’i kishte marrë nuk do ta kishim bërë këtë bisedë. Po marr njëshembull, nga i cili duhet të mësojmë. Çfarë ndodhi me fondet IPARD të BE-së? Kishte sinjalizim për shpërdorim të një pjese të fondeve. OLAF, një njësi e specializuar e Komisionit Europian për hetimin, sinjalizoi  qeverinë shqptare dhe Komisionin Europian. KE ndërpreu fondet deri në momentin që hetimet duhet të mbylleshin. Tani,  më thoni ju, nuk është irëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë?  Qeveritë , administrata, KE në rastin në fjalë, ndërmarrin veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare.

Elona Meço: Çfarë duhet të kishte bërë qeveria? Zoti Rama e mori vendimin e vet  dhe e ndryshoi ministren.

Ditmir Bushati: Mora rastin e IPARD-it për të treguarstandardin, të cilin në duhet ta ndjekim për këto çështje.

Elona Meço: Pra, nuk duhet të presim SPAK-un, duhet që qeveria të marrë vetë nismat?

Ditmir Bushati: Absolutisht. Ne kemi, KLSH, zyra auditi, zyra të monitorimit të projekteve, pra gjithë këtamekanizma duhet të funksionojnë, prandaj thashë sesi ne duhet ta kthejmë borxhin mbrapsht tek publiku. Kjo do të thotë se cilat janë mësimet që nxjerrim. Pra para se të bëjë lumin e padive në SPAK dhe të bërtasim kush e ka fajin, qeverisja duhet të ecë me një paketë masash që, në thelb, përmirësojnë qeverisjen, reformojnë administratën publike. Nëse ne jemi njëforcë e majtë, nuk them të qendrojmë e të jemi dogmatikë, porn e duhet të jemi në gjendje të themi pse një shërbim ekskluzivisht publik ne e japim tek njëprivat dhe çfarë marrin në këmbim? Marrim njëshërbim më të mirë? Këto janë debatet që duhet të nashqetësojnë, edhe kur flasim për 2030-ën, 2040-ën, 2050-ën.

Elona Meço: Dhe një pyetje të fundit. Keni njëpërlufizim për opozitën sesi paraqitet sot?

Ditmir Bushati: E vështirë të jap një përkufizim për opozitën, pasi gjendja aktuale nuk është domosdshmërisht vetëm për fajin e opozitës. Janë disa faktorë që jemi në këtë situatë. Nuk jam i lumtur për këtë. Është si puna e biçikletës që ka 2 rrota. Me 1 rrotë nuk pedalon dot, duhen të dyja rrotat dhe, nëse nuk ka balancim dhe kundërbalancim politik, nuk është mirë për shëndetin e jetës politike në vend. Aq më tepër ne nuk vijmë nga një traditë e ndritur. Po ta shohësh zhvillimin e Shqipërisë në këto 3 dekada e pak, në momentet që ka patur më shumë mirëkuptim politik, më shumë respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut, respekt për kundërshtarin, jo akaparim të kundërshtarit, Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë progresin më tëmadh. Kujtojmë 2008-ën me NATO-n, psh.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook