Lidhu me ne

Radar

Sveçla kundër propozimit të Ramës: S’kemi nevojë për KFOR-in në komunat e Veriut

Sveçla kundër propozimit të Ramës: S’kemi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se policia e Kosovës është e aftë ta menaxhojë situatën në katër komunat e Veriut pa patur nevojë për marrjen nën kontroll të këtij territori nga KFOR, siç propozoi kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sveçla deklaroi se kryeministri Kurti ka kërkuar patrullim të përbashkët me KFOR, por në vijën kufitare dhe jo në komunat e Veriut.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Ju e thatë që ajo bandë terroriste nuk ishte as për të vendosur barrikadë dhe as për të vrarë një polic. Frika ime është që ai që ka projektuar një qëllim më të madh, nuk e lë me një herë të vetme. Frika është që ngjarje të tilla mund të përsëriten. Mendoni se forca e sigurisë së Kosovës, është e aftë ta përballojë këtë shkallë të re rreziku? Apo duhet që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës?

Xhelal Sveçla: Plotësisht pajtohem me ju, që Serbia nuk ka përfunduar planet e saj. Kemi informata se ka grupe të tjera që janë trajnuar, ka kampe trajnimi në veri të Kosovës, ka me dhjetëra paramilitarë të cilët në vazhdimësi trajnohen për të realizuar aksione të tilla. Ne po punojmë që jo vetëm të parandalojmë, por edhe nëse ndodhin të marrin përgjigjen e merituar. Deri tani, policia e Kosovës po tregohet jashtëzakonisht e suksseshme, profesionale dhe e përgjegjshmë ndaj rreziqeve, si për vendin edhe për të tjerët. Beteja ka ndodhur përreth manastirit, dhe nuk kemi asnjë dëmtim në drejtim të manastirit.

Andi Bushati: A keni nevojë për më shumë mbështetje?

Ylli Rakipi: Kryeministri Rama tha, që të marrë KFOR nën kontroll veriun.

Xhelal Sveçla: Jo nuk ka nevojë KFOR të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës që po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme.

Andi Bushati: Kryeministri Kurti sapo ka dalë me një reagim, që ka thënë pranojmë patrulla të përbashkëta të KFOR. Kryeministri i Shqipërisë ka thënë që KFOR të marrë nën kontroll veriun.

Xhelal Sveçla: Ajo çfarë ka thënë kryeministri Kurti është për patrullime të përbashkëta në vijën kufitare. Kemi vështirësi për vijën kufitare për shkak të marrëveshjes së Kumanovës. Prandaj kryeministri ka thënë që është mirë që brenda këtij shiriti, është mirë të kemi patrullim të përbashkët, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në katër komunat.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar22 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix23 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook