Lidhu me ne

Mix

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

vlerat shendetesore te spinaqit

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund ta shtoni në smoothie, ta shijoni në një sallatë të ftohtë, në supë apo të gatuar në avull.

Spinaqi gjithashtu ka disa përfitime shëndetësore. Ai përmban vitamina dhe antioksidantë që mbrojnë nga sëmundjet kronike dhe promovojnë shëndetin mendor, kardiovaskular dhe atë të syve. Mund të shtoni spinaq në vaktet tuaja për më shumë përfitime.

Këtu janë gjashtë përfitime shëndetësore nga spinaqi dhe si ndikon gatimi në vlerat ushqyese të tij

 1. Është plot me lëndë ushqyese

Sipas studimeve, tre gota spinaq të papërpunuar ofrojnë afërsisht 20 kalori, më pak se një gr yndyrë, dy gr proteina, tre gr karbohidrate dhe dy gr fibra.

Edhe pse ka pak kalori, spinaqi është plot me lëndë ushqyese. Tre filxhanë spinaq sigurojnë mbi 300% të vlerës mesatare ditore të vitaminës K. Perimet me gjethe jeshile gjithashtu ofrojnë mbi 160% dhe 40% të vlerave mesatare ditore të vitaminës A dhe vitaminës C.

Spinaqi gjithashtu përmban 45% të vlerës mesatare ditore të acidit folik, një vitaminë B që ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së. Ai gjithashtu përmban hekur, magnez, kalium, kalcium dhe sasi të vogla të vitaminave të tjera B.

 2. Është i pasur me antioksidantë

Përveç vitaminave dhe mineraleve të shumta, spinaqi përmban antioksidantë që mbrojnë nga inflamacioni dhe sëmundje të tjera.

Disa antioksidantë në spinaq përmbajnë flavonoide, përbërës që mund t’ju ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamatore.

 3. Mbron organizmin nga sëmundjet

Sipas një studimi, të botuar në revistën Food & Function, studiuesit përmblodhën efektet mbrojtëse të spinaqit. Ata deklaruan se përbërësit e gjetur në spinaq mund të reduktojnë stresin oksidativ. Ato gjithashtu ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe inflamacion. Përveç kësaj, këto përbërës nxisin lirimin e hormoneve të ngopjes që ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur pasi keni ngrënë spinaq.

Për këto arsye, studiuesit arritën në përfundimin se konsumimi i spinaqit mund të ndihmojë në frenimin e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.

 4. Mbështet shëndetin mendor

Efektet anti-inflamatore të spinaqit e bëjnë atë një faktor kryesor për mbrojtjen e trurit – veçanërisht për sa i përket plakjes.

Në një studim të botuar në revistën Alzheimer’s & Dementia, studiuesit gjurmuan modelet e të ushqyerit dhe aftësitë njohëse të më shumë se 900 të rriturve të moshës 58 deri në 98 vjeç për rreth pesë vjet, të cilët konsumonin sasi më të mëdha të perimeve me gjethe jeshile se të tjerët.

Të dhënat treguan gjithashtu se njerëzit që konsumonin një deri në dy racione të këtyre perimeve në ditë kishin të njëjtat aftësi njohëse si ata rreth 7.5 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale.

 5. Ndihmon në menaxhimin e presionit të gjakut

Spinaqi është gjithashtu një burim i nitrateve. Nitratet zgjerojnë enët e gjakut. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson stresin në zemër.

  1. Mbron shëndetin e syve

Një prej antioksidantëve të gjendur në spinaq, i quajtur lutein, është provuar se zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën (AMD), një sëmundje e syve që mund të turbullojë shikimin e mprehtë, qendror që nevojitet për aktivitete si leximi. AMD është një shkak kryesor për humbjen e shikimit për njerëzit në moshën mbi 50 vjeçare. Aktualisht nuk ka kurë apo trajtim për të ndryshuar gjendjen, kështu që parandalimi është thelbësor.

Si ndikon gatimi i spinaqit në lëndët ushqyese të tij

Disa studime tregojnë se mos gatimi i zarzavateve është mënyra më e mirë për të ruajtur përmbajtjen e  luteinës.

Sa më gjatë që ishte gatuhet spinaqi, aq më i ulët rezulton niveli i mbetur i luteinës. Kur skuqet në një temperaturë të lartë, një përqindje e madhe e luteinës degradohet brenda vetëm dy minutave.

Shkencëtarët thonë se mënyra më e mirë për të konsumuar spinaqin për përfitim maksimal të luteinës mund të jetë në një smoothie e kombinuar me një yndyrë të shëndetshme, siç është avokado ose gjalpi i bajames. Kjo sepse kur spinaqi copëtohet në copa të vogla, më shumë luteinë lëshohet nga gjethet, dhe yndyra (e shëndetshme) rrit aftësinë për të absorbuar antioksidantin.

Kërkimet më të vjetra zbuluan se gatimi gjithashtu ndikon në përmbajtjen e folateve të spinaqit; zierja uli nivelin e vitaminës B.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix3 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix3 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix4 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet4 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal4 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar4 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore4 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix21 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook