Lidhu me ne

Radar

Raportime për kërcënim me jetë të kreut të KMSH

bujar spahiu – Abc News

Bujar Spahiu është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Burime diplomatike, por edhe nga KMSH konfirmuan për MCN TV se në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë. 

Mësohet se pak kohë më parë, një person me precedentë kriminalë dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.

Jo vetëm kaq. Përmes të njëjtave burime, mësohet se edhe dy biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri janë takuar me kreun aktual të KMSH dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqje fiktive nga detyra. Këto përpjekje vijnë në një kohë kur konflikti brenda Komunitetit Mysliman ka dalë në sipërfaqe mes një grupimi që konsiderohet si afër Turqisë dhe që e akuzon Spahiun si gylenist. Pak javë më parë, para selisë së  Komitetit Mysliman Shqiptar pati edhe një protestë kundër kryetarit Bujar Spahiu, ndërsa ekzistencën e një konflikti të brendshëm e konfirmon për MCN edhe edhe kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, institucion që mbikëqyr marrëdhëniet mes bashkësive fetare dhe shtetit.

Duket se konflikti i ndezur për kryetarin e KMSH-së po mban peng edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë, e cila po ndërtohet me fonde të besimtarëve mysliman turq. Për këtë arsye edhe presidenti Erdogan ka shtyrë vizitën e planifikuar për inagurimin e kësaj xhamie.  

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë nisën ne vitin 2015 dhe ishte parashikuar që të zgjasnin 2-3 vite. Por sot pas 8 viteve, dyert e xhamisë nuk janë hapur ende për besimtarët myslimanë dhe vizitorët.

Kujtojmë që zgjedhjet për kryetarin e 4 viteve të ardhëshme të KMSH zhvillohen në mars të vitit 2024. MCN TV kërkoi të merrte një koment nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për këto çështje, por institucioni nuk pranoi të japë një reagim. Xhamia me katër minaret në kryeqytet është ndërtuar me fondet e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës në janar të vitit 2022, ish-kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj, tha se nëse nëse punimet nuk do të përfundonin, KMSH i kishte kapacitetet për ta bërë xhaminë funksionale.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook