Lidhu me ne

Radar

“Jashtë çdo lloj imagjinate”, Berisha: Unaza e Tiranës s’u përfundua kurrë, vetëm vidhet

"Jashtë çdo lloj imagjinate", Berisha: Unaza e

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin e zhvilluar të martën në Kukës, ka folur edhe projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, që nën qeverisjen socialiste jo vetëm që nuk ka mbaruar, por është ndarë në lote nga 1-2 km, vetëm për të copëtuar buxhetin dhe vjedhur atë.

Sipas Berishës, ‘Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 u ndërtua 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar’.

Më poshtë prononcimi i plotë:

Kukësi nuk e meritonte Safet Gjicin.

Rruga e Kombit si kalim nga Morina në Mirditë, në Milot ka marrë përafërsisht dy vite, dy vite e pak.

Mos harroni kur dëgjoni lajmet për Unazën e Tiranës. Unaza e Tiranës është gjithsej 25 km. Është një projekt i trashëguar nga qeveria komuniste e Adil Çarçanit.

Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 ne e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar.

Edhe sot, pas 10 vitesh, në qoftë se 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat që kishte çdo gjë, shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometri. Dhe e copëtojnë në lote që të vjedhin në çdo lot sa më shumë. Është jashtë çdo lloj imagjinate. Sot, 2.2 miliardë euro të shpenzuara në rrugë u janë dhënë 5 kompanive. Të gjitha klientelë e Edi Ramës, me të cilin ndan më mirë paratë.

Kjo situatë merr fund. Ne rikthehemi në standardet më të mira, më transparente të prokurimeve, rikthehemi te një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizua

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook