Radar
Fotolajm, Presidenti Austriak në samitin e OKB-së

Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga vizita që po zhvillon në New York, ku po mbahet samiti i OKB-së për zhvillimin e qendrueshëm. Ndryshe nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj, i cili ndodhet në New York i shoqëruar nga një delegacion bylyk me 22 vetë, kreu i shtetit austriak shfaqet duke udhëtuar i vetëm në metro, pa eskortë dhe pa tufë këshilltarësh nga pas.