Lidhu me ne

Mix

Miqtë e Bianca Censori të shqetësuar për stilisten: Kanye West po e përdor, ajo është një vajzë serioze

Miqtë e Bianca Censori të shqetësuar për stilisten: Kanye

Bianca Censori është bërë temë diskutimi dhe jo për arritjet e saj si dizajnere, as për Masterin e saj në Arkitekturë, në Universitetin e Melburnit. Bashkëshortja e Kanye West nuk është një nga fytyrat më të dashura të showbiz-it të huaj, pasi prania e saj në publik shpesh është komentuar si “vulgare” dhe “e pahijshme”.

Ajo që komentohet, megjithatë, më së shumti janë paraqitjet thuajse të zhveshura të 27-vjeçares Censori. Ajo ka ecur me reperin “në mënyrë provokuese dhe të turpshme”, siç pretendojnë shumica e italianëve në rrjetet sociale.

Por a ishte gjithmonë kështu?

Ndryshimet në pamjen e saj kanë çuditur mediat ndërkombëtare dhe shumë po pyesin nëse është iniciativë e saj apo është ndikuar nga bashkëshorti i saj i famshëm. Mbizotëron mendimi se Bianca Censori po përpiqet t’i ngjajë ish-bashkëshortes së West, Kim Kardashian, me operacione plastike dhe një stil provokues.

Një gazetare nga DailyMail flet edhe për “manipulimin e saj nga Kanye West, i cili nuk heziton ta shndërrojë atë në kukullën e tij për hir të reklamimit të kompanisë dhe emrit të tij”.

Çështja se çfarë ka ndodhur me Censorin shtrohet më shumë për dikë që e njeh të kaluarën e saj.

Ndryshime të ndjeshme nuk shfaq vetëm pamja e saj, pasi fytyra e saj tashmë është krejtësisht ndryshe nga e kaluara.

Për më tepër, stilistja australiane e prezantoi veten në botën e biznesit si një person i arsimuar dhe i vetëdijshëm, me inteligjencë të veçantë dhe lëvizje të jashtëzakonshme biznesi për moshën e saj, e cila në asnjë mënyrë (për ata që e njihnin nga e kaluara) nuk do ia lejonte vetes të përdoret në këtë mënyrë.

Çdo hap i saj në rrugët e Firences provokonte.

E veshur me rroba që i lënë pak vend imagjinatës, nuk mund të mos pyesim veten nëse Bianca Censori është një e dashur për Kanye apo e ‘burgosur’ në lidhje.

Ditë pas dite, bashkëshortja e Kanye West zgjedh veshje që prekin gjithnjë e më shumë kufijtë e fetish-it, duke i zbuluar jo vetëm thithkat, por edhe çdo pjesë të trupit. Në një vend me shumicë katolike si Italia, një shfaqje e tillë mund të shkaktojë vetëm zemërim.

Të gjithë ata që e njohin nga afër stilisten, mendojnë se ajo është manipuluar nga reperi dhe ky i fundit i ka bërë ‘lavazh truri’.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook