Lidhu me ne

Mix

Pse suksesi i Taylor Swift është alarmues për kohën që po jetojmë?

Pse suksesi i Taylor Swift është alarmues për kohën që

Nga Gino Castaldo/ Është e kot të ankohemi për mangësitë e oborrit tonë aktual muzikor, problemi është shumë më i gjerë, le të themi global. A e dini se kush është artisti më i fuqishëm në botë për momentin? Emri i saj është Taylor Swift dhe fitimet që ajo gjeneron janë të mëdha, ose më mirë jonormale. Çdo ditë që kalon arrin një rekord të ri. Numra pas numrash, klikime kolosale, pastaj turneu, ky turne i cili ka shifra që askush nuk i ka arritur ndonjëherë.

Koncerti që do të mbahet në mes të tetorit ka grumbulluar deri tani 26 milionë dollarë në para-shitje. Dhe kjo është gjithashtu një herë e parë në histori.

Nga njëra anë, kjo rritje e pakontrollueshme mund të duket se paralajmëron një epokë të re në të cilën gratë, ose më mirë imazhi i gruas, është në krye. Të paktën këtë e nënvizojnë disa gazeta amerikane, duke krahasuar suksesin paralel të kinemasë me filmin Barbie dhe duke kujtuar gjithashtu se Beyonce në fakt e kishte paralajmëruar diçka të tillë. Ose në përgjithësi, duke iu referuar vetëbesimit të madh me të cilin sot shumë vajza dhe gra të showbiz-it në Amerikë menaxhojnë imazhin e tyre, duke nisur nga frazat ‘gratë nuk qajnë, gratë bëjnë para’ me të cilën Shakira ka ironizuar, teksa këndonte, ish-in e saj Piqué.

Por le të shkojmë te Swift, suksesi triumfues i të cilës duhet ndjekur dhe kuptuar edhe vetëm për të deshifruar botën drejt së cilës po shkojmë. Ajo është një lloj Katy Perry, pak si Madonna, por e censuruar me mjeshtëri, e paaftë për blasfemi dhe eros shumë të turbullt, pak princeshë Disney, bionde dhe bukuroshe, si një adoleshente e përjetshme, por me trup gruaje. Pak Barbie, vajzë heroinë e fuqisë por elegante siç duhet, e bardhë si qumështi, projeksion gjigant i adoleshencës së shqetësuar, kënduar me ndjenjën e revoltës së Abba në stilin Dancing Queen, apo edhe pak fëmijë të cilën ‘askush nuk mund ta lërë në një qoshe’, në fund të fundit.

Megjithatë, si asnjëherë muzika pop po zhurmon nëpër stadiume, gjithnjë e më pak një tempull rock-u dhe gjithnjë e më shumë një megateatër për fëmijët komercial. Dhe kushton shumë: ka të rinj kudo që janë të gatshëm të paguajnë çmime shumë të larta për ta parë personalisht këtë figurë që duket si një komik i krijuar me dorë, një personazh imagjinar që është mishëruar dhe kërcen e këndon, një krijim fiktiv tepër i përsosur për të qenë i vërtetë, një produkt i Inteligjencës Artificiale, mesatarisht i këndshëm për këdo, ëmbëlsisht djallëzor.

Kush mund të mos e dojë atë? Si mund t’i rezistosh dikujt që të thotë gjithmonë se je i preferuari i tij?

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook