Lidhu me ne

Kioske

Rrajat s’mund të dënohen, ata janë vetë sistemi

As kryeministri dhe as ministri i Brendshëm, që bërtasin ndaj organeve të drejtësisë për të ndëshkuar rëndë zjarrëvënësit në pyje, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë skandal të prokurorisë ndaj një akti makabër që u shfaq me zë dhe figurë.

Nga Armand Shkullaku

Rrajat s’mund të dënohen, ata janë vetë sistemi


Lirimi i pritshëm nga akuzat për fisin e famshëm Rraja, pas dhunës alla Tarantino ndaj dy qytetarëve në Fushë- Krujë, është identik me dhjetra skena filmash, ku përballë forcës dhe pushtetit të një organizate kriminale, policia dhe prokuroria “nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar” gjë. Dhe si epilog, vjen reagimi i viktimave, të cilët kur shohin se dhunuesit kanë gjithë shtetin nga pas, tërheqin padinë për të ruajtur kokën.

Edhe me dy viktimat e fisit Maja, do të ndodhë e njëjta gjë. Klasifikimi që prokuroria e Tiranës i bëri ngjarjes që tronditi gjithë Shqipërinë, si plagosje e lehtë me dashje, kërkon denoncim të të dhunuarve, si kusht që ndjekja penale të vazhdojë. Përndryshe, çështja quhet e mbyllur dhe praktikisht e mbyllur do të jetë. Së pari, sepse pas mbështetjes së provuar që Rrajat gëzojnë tek forcat e policisë dhe pushtetit mbi organet e drejtësisë, do të bënin cilindo të frikësohej për ta çuar më tej denoncimin ndaj tyre.

Por edhe nëse do të merrnin guximin për ta bërë denoncimin, të kushtëzuar nga prokuroria, viktimat nuk është se do merrnin drejtësi. Plagosja pa dashje parashikon dënime minimale që, me shumë gjasë, do t’i linte të lirë si ata që janë në arrest ashtu edhe vëllain e djalin e ish deputetit që janë në “kërkim”. Pas kësaj, të besosh se të dhunuarit gëzojnë mbrojtjen e shtetit në rast se do të denonconin dhunuesit e tyre, është një shaka me rrezik të lartë. Ata që e kanë kopsitur rastin në këtë mënyrë, sigurisht kanë parashikuar mbylljen e pashmangshme të tij.

Këtu nuk është fjala për një prokuror të caktuar që, nën ndikimin e një fisi të fuqishëm, tërhiqet nga mungesa e kurajos apo kompromentohet në raport me ligjin. Problemi qëndron tek një sistem i tërë që funksionon vetëm në sikron me interesat e organizatës së Rilindjes. Madje pa qenë nevoja fare të marrin udhëzim nga kupola e saj.

A nuk ndodhi kështu pas publikimit të videos së tmerrshme të dhunës, ku veç shkopinjve të bejsbollit tundeshin edhe armët e zjarrit? Policia bëri çdo veprim për të minimizuar ngjarjen dhe u dha kohë dhunuesve të largoheshin duke pritur gjoja denoncimin e viktimave që kishin përfunduar në spital. Nuk ka qenë nevoja që për këtë te jepej ndonjë urdhër nga lart, sepse pushteti i Rrajave në atë zonë është vetë pushteti i organizatës që siguron vota, frikëson votuesit, shpërndan paranë publike dhe neutralizon çdo kundërshtar. Ata kanë “licensen” për të qeverisur pashallëkun e tyre, janë shteti, ligji, qeveria, policia.

A nuk është i njëjti fenomen si në Elbasan, ku policia jo vetëm sfidohej çdo ditë, por i shërbente me vetëdije grupeve kriminale që bënin fushatë e siguronin vota për organiztaën? Apo në Shkodër, ku përgjimet e huaja, dëshmojnë edhe më fort vënien e strukturave të shtetit, policë e prokurorë, në dispozicion të bandave që mishërojnë pushtetin e organizatës. Përse një prokuror në Tiranë do duhej të dilte nga rregulli bazë i sistemit kur e ka mëse të qartë se si funskionon mekanizmi i pushtetit?

As kryeministri dhe as ministri i Brendshëm, që bërtasin ndaj organeve të drejtësisë për të ndëshkuar rëndë zjarrëvënësit në pyje, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë skandal të prokurorisë ndaj një akti makabër që u shfaq me zë dhe figurë. Asnjë reagim për ktë amnistim të dhunës, që i hëngri kokën ministrit të Brendshëm, i mori mandatin deputetit Rraja dhe penalizoi disa punonjës policie. Mesazhi është i qartë. Publikut të revoltuar i hidhen disa koka për ta qetësuar, por sistemi që mban në këmbë organizatën nuk duhet cënuar. Në një mënyrë apo tjetër, grupet e “terrenit” janë përsëri të paprekshëm. Stuhia mediatike kalon dhe gjërat rikthehen si më parë. Fuqia mbetet përsëri aty ku ishte, tek ata që prodhojnë vota dhe pushtet për organizatën.

Prandaj mos prisni që Edi Rama të revoltohet me prokurorinë e Tiranës dhe Taulant Balla të kërkojë ndëshkim maksimal për ata me të cilët ndajnë pushtetin. Që u kanë ndarë jo vetëm çifligjet ku vjelin vota, por edhe mandate me imunitet. Ata janë të ndërvarur nga njëri- tjetri e për pasojë të dënuar të bashkëqeverisin. Qeverisja me krimin nuk është një sllogan, por një realitet, të cilin di ta lexojë çdo oficer policie e punonjës drejtësie. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se përse këta të fundit preferojnë më mirë të jenë realistë se sa idealistë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook