Lidhu me ne

Mix

Agjentja e inflitruar Coco Chanel

Agjentja e inflitruar Coco Chanel

Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.

Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.

Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë

Ne nuk mund të bënim një shfaqje për Chanel dhe të mos adresonim rekordin e saj të kohës së luftës:.

Dokumentet që shfaqen për herë të parë nxjerrin në pah emrin “Gabrielle AKA Coco Chanel” në një listë prej 400 000 personash, pjesëmarrja e të cilëve në rezistencë mbështetet nga të dhënat zyrtare. “Ne kemi verifikim nga qeveria franceze, duke përfshirë një dokument të vitit 1957, i cili konfirmon pjesëmarrjen e saj aktive në rezistencë”, thotë Cullen për The Guardian.

Muzeu do të shfaqë gjithashtu prova të forta se Chanel ka bashkëpunuar me gjermanët në Parisin e pushtuar, duke përfshirë transkriptet e marrjes në pyetje të pasluftës të tre zyrtarëve nazistë, të cilët të gjithë veçmas e përmendin atë si një burim të besuar.

Dëshmitë e reja nuk e shfajësojnë atë. Kjo vetëm e bën peizazhin më të komplikuar. Gjithçka që mund të themi është se ajo ishte e përfshirë me të dyja palët”, tha Cullen.

Një fëmijëri e kaluar në një manastir francez pas vdekjes së nënës dhe zhdukjes së babait, prodhoi një personazh, prirja e të cilit për vetëmbrojtje e bëri atë instinktivisht të djathtë. Sipas Cullen, kjo bëri që Chanel më shumë se çdo gjë të kthehej në “një të mbijetuar, gjithmonë në kërkim të mundësive për të ecur përpara në jetë”.

Gjatë fillimit të viteve 1940, Chanel pati një marrëdhënie me oficerin nazist Baron Hans Günther von Dincklage, të cilën ajo e përdori për të liruar nipin e saj, André Palasse, nga një kamp gjerman i të burgosurve të luftës.

Mes veshjeve dhe dokumenteve, në ekspozitë do të shfaqet edhe një portret në vaj i Chanel-it, i pikturuar nga Winston Churchill. Piktura dëshmon për një marrëdhënie të ngushtë me shoqërinë britanike të krijuar përmes romancës së saj me Dukën e Westminsterit. Nazistët i kishin dhënë asaj emrin e koduar “Westminster”.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar14 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix15 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook