Lidhu me ne

Mix

Dosja e mësuesit për portal, ja çfarë duhet të përmbajë dosja e mësuesit per provimin e kualifikimit

PORTOFOLI PERSONAL DHE PROFESIONAL

Provimi i kualifikimit, ja se çfarë duhet të përmbajë dosja e mësuesit

Të gjithë mësuesit që po përgatiten për provimin e kualifikimit duhet të përgatisin dosjen e mësuesit. Më poshtë ju do të shikoni se çfarë duhet të përmbajë kjo dosje.

Të gjithë mësuesit që po përgatiten për provimin e kualifikimit duhet të përgatisin dosjen e mësuesit. Më poshtë ju do të shikoni se çfarë duhet të përmbajë kjo dosje.

Portofoli personal përmban këto dokumente:

a) CV me fotografi,

b) Vlerësimin e fundit të performancës që ka marrë kandidati nga drejtuesi i institucionit arsimor,

c) fotokopje e noterizuar e certifikatave me kredite,

d) fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve, gradave shkencore (nëse ka)

e) fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes të gjuhëve të huaja (nëse ka)

Portofoli profesional përbëhet nga këta elementë:

a) Plani i aktiviteteve me nxënësit e një klase të caktuar apo në nivel shkolle mund të jetë plani si mësues kujdestar ose edhe si mësues i lëndës. Varet nga aktivitetet që ka planifikuar mësuesi. (1-3 pikë)

b) Testi përmbledhës sipas profilit përkatës mund të jetë testi në fund të periudhës së parë në një lëndë të caktuar për mësuesit që zbatojnë kurrikulen e re, ndërsa mësuesit e tjerë mund të planifikojnë një test kapitulli.(1-3 pikë)

c) Objektivat e arritjes për një kapitull janë zëvendësuar me “rezultatet e te nxënit” për periudhën e parë në një klasë të caktuar (përcaktuar në planet 3-mujore)  (nuk ka nevojë në tre nivele). (1-3 pikë)

d) Planifikimi i mësimit model duhet t’i referohet formatit të kurrikulës së re. Nëse mësuesi ka dëshirë mund të zhvillojë një plan ditor për dy orë të njëpasnjëshme (sipas organizimit 3 lëndë në gjashtë orë). (1-3 pikë)

e) Një plan të një Projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij. (1-3 pikë)

Kandidati që nuk fiton të paktën 5 pikë për portofolin ose nuk dorëzon të paktën një element të portofolit, nuk merr pjesë në testin e kualifikimit.

f) Pikët bonus i merr kandidati kur zotëron: 

Me diplomë (SHPU, MND, Diplomë e ciklit të dytë Master mbi 60 kredite, Doktoratë) të fituar në fushën e edukimit. Nëse Diploma Master është fituar mbas datës 12.01.2011, duhet të jetë e njohur me provim shteti.  Diploma Master nuk përfiton pikë bonus, nëse vlen si kriter shkollimi për profesionin e mësuesit. (8 pikë)

Gjuhë e huaj e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës ose në testime ndërkombëtare. (7 pikë)

g) Programet orientuese sipas profileve do të publikohen në faqen e IZHA-s. Gjithashtu në faqen e IZHA-s do të publikohen edhe udhëzimet / dokumentet që mësuesit duhet t’i referohen për përgatitjen e tyre.

Detyrimi i mësuesve për realizimin e tre ditëve të trajnimit do të llogariten ditët e trajnimit që mësuesi ka marrë nga IZHA lidhur me zbatimin e kurrikules së re, portofolin e nxënësit,  etj. Gjithashtu do të llogariten edhe trajnimet që IZHA ka bërë sipas shkollave për kurrikulen e re gjatë periudhës shtator – dhjetor 2019 me drejtuesit e rrjeteve profesionale.

(Portali Shkollor)

MË TEPËR

Mix54 minuta më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore1 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore3 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar3 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 ditë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 ditë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 ditë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 ditë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Facebook