Lidhu me ne

Radar

“Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian”

75219175 0 image a 2 1694183524402

Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian. Të pakëtn kështu ka deklaruar ish-kryeministri, i cili ishte figurë kyçe në fushatën e Brexit, Boris Johnson.

Ai përgëzoi marrëveshjen e re të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në programin shkencor të bllokut Horizon.

Por, Johnson hodhi poshtë pretendimet e kritikëve të Brexit se është “fillimi i fundit” për Brexit dhe Britania “do të kthehet duke u lutur në gjunjë.”

Në rubrikën e tij në Daily Mail , Johnson shprehet: “Epo, unë jam këtu për t’ju thënë… se kjo nuk do të ndodhë.”

Ai paralajmëroi se të bëhesh përsëri një anëtar i bllokut 27 anëtarësh do të nënkuptonte heqjen e paundit për euron.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të detyrohet të paguajë “edhe më shumë” në arkat e BE-së se më parë dhe të nënshkruajë për “qëllimin e një Evrope federale”.

Duke këmbëngulur se “asnjë qeveri britanike nuk do ta pranonte kurrë”, ai vazhdon: “Dhe ribashkimi në BE nuk është, përsëris JO, zgjidhja për çdo problem të rëndësishëm me të cilin përballet aktualisht Mbretëria e Bashkuar”.

Ish-kryeministri shprehet se ribashkimi nuk do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar më konkurruese, nuk do të rriste produktivitetin, do të mbyllte hendekun e aftësive, do të rregullonte tregun e banesave ose do të zvogëlonte koston e infrastrukturës.

Përkundrazi, do t’i përkeqësonte gjërat, duke na privuar nga liria rregullatore para se të kishim një shans për ta përdorur atë.”

Johnson bëri thirrje që konservatorët të jenë krenarë dhe jo të japin përshtypjen se janë të turpëruar nga vendimi i popullit britanik.

Komentet e Johnson vijnë pasi dje u konfirmua se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në skemën kërkimore Horizon.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix13 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix14 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix15 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix15 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar16 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix16 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix16 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix16 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal16 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook