Lidhu me ne

Kryesore

“Ju jeni diktator i një lloji tjetër”, ish-zv/ministrja replikon me Ramën pas fjalimit në Asamblenë e PS-së

"Ju jeni diktator i një lloji tjetër", ish-zv/ministrjaBeqiraj dhe Rama (Fotomontazh)

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, që dha dorëheqjen në gusht 2017, reagoi për fjalimin gati një orë të kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, pak ditë më parë. Duke e quajtur “Fjalimi që mungoi në Asamblenë e Partisë Socialiste”, Beqiraj akuzon sjelljen politike të Ramës si të një diktatori të llojit të sotëm të cilët nuk drejtojnë me anë të frikës, por me anë të shtrembërimit të vazhdueshëm të realitetit, që nuk kanë ideologji dhe mund të bashkëpunojnë me këdo nëse kjo i shërben mbijetesës së tyre.

Reagimi i Beqirajt

FJALIMI QË MUNGOI NË ASAMBLENË E PARTISË SOCIALISTE!


I nderuar Kryetar,
të nderuar anëtarë;
Ndërsa Kryetari, ndër të tjera tha se “unë nuk jam diktator e as autokrat”, edhe pse ka plot 10 vjet që merr vendime të cilat i ka diskutuar siç thotë me një grup njerzish, pra vetëm me barkun e tij të Shën Mërisë, ku druaj të ketë mbetur ndonjë socialist, më erdhën në mend vargjet:
“Nuk jam unë Diktator,
s’ju detyroj me zor!”


Po e them që në fillim; bashkohem me ju zoti Kryetar. Po, ju nuk jeni diktator i llojit tradicional nga ata të shumtit e shkuar. Por, ju jeni diktator i një lloji tjetër. Diktati juaj për shumicën në ketë sallë është i qartë dhe i dukshëm si djersa në ballin tuaj , edhe ju e ushtroni mjeshtërisht atë me anë te propagandës, dhe ne operojmë nën pushtetin e propagandës tuaj .
Ju e dini mirë për çfarë po flas, por më lejoni ta sqaroj për njerëzit e thjeshtë, që njohin si diktatorë vetëm ata që vrasin e presin si dikur Enveri që burgosi e vrau me mijëra të pafajshëm.


Jo, diktatorët modernë të shekullit të 21-të, ku dukshëm e pa asnjë dyshim një model par exelence jeni ju, nuk drejtojnë me anë të frikës por më anë të shtrembërimit të vazhdueshëm të realitetit.


Diktatorët e propagandës nuk kanë ideologji dhe mund të bashkëpunojnë me këdo nëse kjo i shërben mbijetesës së tyre.


Do të duheshin netë dimri për t’i zënë në gojë bashkëpuntorët politikë me të cilët na ndante jo vetëm ideologjia por edhe qëllimet për të cilat erdhëm në pushtet. Por sot është fillim vjeshte e në ketë sallë bën shumë vapë, për t’ja filluar.
Diktatorët e shekullit tonë falimentojnë opozitën, blejnë mediat e shoqërinë civile duke sfumuar kështu çdo lloj opozitë nga sfera publike.


Ndryshe nga diktatorët e dikurshëm të frikës, diktatorët e sotëm të propagandës bojatisin imazhin e tyre duke përdorur konceptet e pëlqyera të kompetencës, paqes dhe prosperitetit. Për të na bindur për kompetencën e prurjeve të reja në parti ju nuk rreshtët së qëmtuari gjeni librash, kursantë Harvardi, e yje të tjerë galaktikash të panjohura, që vetëm ju ua njihnit vlerat, ne kundështim të plotë me fjalët tuaja kur erdhët në krye të partisë . Dikur na premtonit se:
“Unë s’jam as sot, po s’do të jem as nesër si kryetar partie, njeriu që mendon se i takon çelësi i portave të forumeve të Partisë Socialiste ku njerëzit, sipas bindjes sime të palëkundur, duhet të hyjnë apo të mos hyjnë, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derën, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq”.


Por, qyshse kemi ardhur në pushtet, kemi asfiksuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.
Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqesues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqesues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emerohen. Por nuk u ndalëm këtu . Të njejtën qasje pa garë aplikuam në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri.


Diktatorët e propagandës janë të obsesuar pas sondazheve të opinionit publik, si puna e Këshillimit me anë të së cilit legalizuam hashashin duke i veshur një politike shumë të kontestueshme ndër nesh kostumin e miratimit popullor.


Ju me të drejtë folët gjatë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Padyshim që ju keni luajtur një rol qëndror këtu.


Për të fituar miratimin brenda komunitetit ndërkombëtar dhe për të konsoliduar imazhin tuaj brenda vendit, ju keni punuar pa pushim me elitat perëndimore, keni operuar me shumë ish-zyrtarë të njohur perendimorë, dhe keni financuar media për të ndryshuar dhe përcaktuar narrativën e tyre, Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.


E pra, çelësi i rregjimit tuaj është manipulimi i informacionit edhe shtrembërimi të vërtetës.
Për të ruajtur pushtetin tuaj , ju kërkoni që ne të parët, e mandej qytetarët të besojnë në mënyrë racionale por të gabuar se hija e fajit për çfarë ka ndodhur e që endet në këtë sallë si shpirti që kërkon një trup të mishërohet, nuk ka lidhje me ju. Por më lejoni t’ju them që këto individë nuk kane lidhje as me ne, sepse nuk janë përcaktuar nga ne për të përfaqesuar vullnetin e forcës tonë politike .


Po Ju nuk jeni diktator edhe nuk detyroni njeri me zor, por ju doni me doemos të na bindni dhe këtë e betë me ngulm edhe sot, se perceptimet janë reale ndërsa e vërteta jo.
Edhe e fundit por jo nga rëndësia; dëshiroj t’ju uroj ministrave të rinj e të vjetër suksese në detyrë, por mos harroni se revolucioni ka mbaruar, juve ju mbetet të sistemoni vetëm pasojat.
Të hidhura këto rreshta e di , por ilacet e hidhura shërojnë , jo karamelet e embla !

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar15 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix19 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix19 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix19 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet19 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal19 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske19 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore19 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook