Lidhu me ne

Kryesore

Rama mjekëve: Do sjell robotë për ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri/ Mjekët: Aman rrogat!

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të procesit të sterilizimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka theksuar se vitin që vjen do të vijë roboti në Shqipëri, për kryerjen e vaskirurgjive ose kirurgjisë laparoskopike në sallat e operacioneve.

Rama: Kur e kemi bërë këtë diskutim ishim të vetmit në Ballkan, por edhe Europë nuk diskutohet, që ishim në prapambetje dhe krim në mjekësi, sepse e bën të paevitueshme rëndimin e shëndetin të tjetrit, të futesh në gjynah me shëndetin e tjetrit dhe të rrezikosh shëndetin e tjetrit, kur shteti nuk të jep veglat që të bësh punën e pastër.

Mjeku kirurg: Përtej numrave që përmendi ministrja Manastirliu, efiçencën dhe të gjithë rezultatet, ne si kirurgë kemi atë sigurinë që jemi duke përdorur veglën e duhur dhe është rritur edhe gama e ndërhyrjeve me rrezikshmëri më të lartë sepse ne ndjehemi më të sigurt në atë që bëjmë. Plus edhe diçka që ndoshta nuk dihet, në këto sete, ne çdo material që nuk është në gjendje pune e denoncojmë si të tillë dhe ditën e nesërme nuk është më. E zëvendësojnë apo diçka e tillë, çka përbën një bons për ne sepse vërtetë blihej seti dikur, por vetëm kur fironte shihej që veglat nuk ishin më 250 sa duhej të ishin në set, por kishin përfunduar 230 sepse s’merrej më njeri me këtë.

Mjek: Unë doja të shtoja edhe diçka. Ndoshta duhet kaluar një etapë tjetër edhe për spitalin, që është një qendër shumë e madhe në Shqipëri. Këto vaskirurgjitë ose kirurgjia laparoskopike…

Rama: Jemi duke punuar në këtë pjesë…

Mjeku: Tani nuk po themi tek roboti por…

Rama: Jo jo, tek roboti po themi. Jemi duke punuar në këtë pjesë dhe besoj që vitin tjetër do të sjellim robotët. Ne po përgatitemi që t’i sjellim, por duhet të dini diçka që ndërhyrja kirurgjikale me robot nuk është diçka shumë e hershme në Evropë. Është shumë e re.

Mjeku: Ne kemi edhe moshën e tillë që nuk mund të sigurojmë…

Rama: Do ta kapësh robotin. Instrumentat këtu janë gati për në sallë ë?

Mjekët: Po po.

Rama: Kur erdhën pajisjet e para kam marrë një gërshërë unë këtu, por ka një prerje që… Po bëjeni një stendë këtu në mur, me këto pajisjet (relike të përdorura më herët për kryerjen e kirurgjive).

Mjekja: Po e kemi menduar.

Rama: Këto kazanat na i jepni ne t’i çojmë në parlament.

Mjekët e përcollën kryeministrin me një merak, rritjen e rrogave për bluzat e bardha.

“Aman mos harro rritjen e rrogave”- i tha një prej mjekëve kreut të qeverisë teksa po i jepte dorën në fund të inspektimit. Koment ky, të cilin Rama e pasoi duke theksuar se: “Po jo more, çfarë është kjo. Rritja e rrogave vazhdon. Ku do të shkojmë ne pa atë, e kemi thënë. Ne do ta bëjmë rrogën për mjekët dhe infermierët që po ta llogarisësh çfarë ngel në fund, të ngelet sa në Gjermani. Sepse ata e kanë më të lartë, por ndërkohë taksat, sigurimet, këto e ato, bëjnë të vetën… Është punë e bërë kjo, nuk diskutohet.”

MË TEPËR

Aktualitet16 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar17 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar21 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore21 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook