Lidhu me ne

Mix

Pozicioni më i mirë i gjumit për trupin

Pasi dritat fiken dhe është koha për të mbyllur sytë, ka të ngjarë të zini të njëjtin pozicion gjumi natë pas nate.

Ju mund ta gjeni veten të shtrirë në shpinë, në stomak, në anën e djathtë ose të majtë.

Pyetja që shpesh njerëzit bëjnë është nëse ka rëndësi pozicioni i gjumit gjatë natës.

Dhe përgjigjia është se ka disa faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh.

Qëllimi duhet të jetë rehatia dhe gjumi i qetë, e më pas pozicioni, thonë ekspertët.

Por duhet të dini se nevoja për të fjetur në një pozicion të caktuar  mund të ndryshojnë me moshën,shqetësimet e ndryshme shëndetësore dhe shtatzëninë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një këndvështrim rreth avantazheve dhe të metave të mundshme të pozicioneve të fjetjes gjatë natës.

Gjumi në shpinë

Gjumi në shpinë është më i miri për shtyllën kurrizore dhe kyçet.

Ekspertët e konsiderojnë këtë pozicion si më të mirin sidomos nëse bëhet fjalë për dhimbjen e shpinës.

Zgjedhja për të fjetur në shpinë ju ndihmon gjithashtu të shmangni rrudhat që krijohen nga kontakti me jasëkun.

Megjithatë, ky pozocion nuk është i përshtatshëm për të gjithë.

Për njerëzit që kanë tendencë të gërhasin, ky nuk është poszicioni më mirë, pasi mund të rrisë më shumë mundësinë e gërhitjes.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që kanë apnea obstruktive të gjumit, e cila shkakton ndërprerje të përsëritur të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe mund të shkaktojë edhe komplikacione më të rënda.

Gjumi në shpinë gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të sëmundjes së refluksit gastroezofageal. Nëse flini në shpinë, por keni refluks acidi, provoni të ngrini shtratin tuaj.

Gjumi në anë

Për njerëzit që priren të gërhasin ose ata me apnea të gjumit, gjumi në anë është alternativa më e mirë.

Kjo sepse pozicioni nuk pengon ose ushtron ndonjë presion mbi organet tuaja.

Për të njëjtën arsye të fjeturit në anë është pozicioni ideal gjatë shtatzënisë dhe ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur rrugët e frymëmarrjes të lira.

Megjithatë, të fjeturit në anë mund të ushtrojë presion mbi shpatullat dhe ijet tuaja, duke shkaktuar dhimbje.

Dhe me kalimin e kohës, gjumi në anë mund të shkaktojë vija të holla në lëkurë të cilat do të shndërrohen në rrudha.

Gjumi në stomak

Ky është një pozicion tjetër që nuk është ideal nëse po kërkoni të shmangni rrudhat.

Plus që ju mund ta pozicionon qafën në një qëndrim jo komod dhe të ndieni më pas dhimbje.

Vendosja e jastëkëve mund të ndihmojë me këto probleme.

Megjitatë ky pozicion mund të zvogëlojë gërhitjen dhe simptomat e apnesë së gjumit. 

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix3 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Facebook