Lidhu me ne

Radar

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar/ Çfarë do ndodhte në një shtet normal

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar/ Çfarë do ndodhte në një shtet normal

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar/ Çfarë do ndodhte në një shtet normal

Nga Ola Xama 

Në një shtet normal, përpara se të arrestohet montuesi i ashensorit dhe të shpallet në kërkim pronari i lokalit, duhet të arrestohet punonjësi i Inspektoratit të Punës që është përgjegjës për kushtet e sigurisë në punë në atë zonë.

Në një shtet normal, do të shihej më pas përgjegjësia e të gjithë zinxhirit monitorues, nga specialisti më i ulët deri te drejtuesi më i lartë. Dhe jo vetëm te Inspektorati i Punës, por dhe te njësia e Mbikëqyrjes së Tregut, policia, dhe ata që kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të biznesit pa pasur këtë dokumentacion!

Në një shtet normal, ai ashensor nuk do të ishte në punë sepse pronari do të kishte frikë se humbte biznesin, nga gjoba që do të merrte si pasojë e moskolaudimit të ashensorit dhe kjo fatkeqësi nuk do të kishte ndodhur.

Në një shtet normal, që nga drejtori i Inspektoratit të Punës, deri te ministri përgjegjës, ish- ministri apo deputeti i zonës, do t’i kërkonin falje familjarëve të viktimës dhe do të heshtnin!

Nuk do të jepnin leksione se çfarë thotë ligji, sepse përgjegjësinë për zbatimin e tij e kanë ata! Ata kanë në dorë ekzekutivin! Nuk është privilegj të kesh këtë pushtet, është përgjegjësi!

Të paktën të bëjnë kaq, të heshtin. Sot ka ikur nga kjo botë një 17-vjeçar, me plot ëndrra dhe plane për jetën, që punonte me dinjitet në këtë shtet që meriton të përbuzet. Në këtë vend me shtetarë që i vodhën të ardhmen.

Është e tmerrshme të zgjohesh dhe të dëgjosh këto lajme sepse në vendin tonë nuk ka siguri!  Ndaj sot mos bëni politikë, lëreni mënjanë hipokrizinë, sepse ka ndodhur një tragjedi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook