Lidhu me ne

Mix

Restoranti “më i vogël në botë” ka vetëm një tavolinë – ‘Solo Per Due’ nuk është një vend i zakonshëm dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij!

Ka fishekzjarrë, qirinj të ndezur në natyrë, një zile argjendi për të thirrur kamarierin dhe vetëm një tavolinë të shtruar elegante për dy persona. Solo Per Due, “Vetëm për dy” në italisht, nuk është një restorant i zakonshëm dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij.

Është një vend ekstravagant ku një vakt ekskluziv për dy persona kushton mbi 500 dollarë. Shampanja, verërat më të mira dhe dekorimet me lule kushtojnë ekstra, dhe darkuesit kanë pamje nga një vilë e lashtë romake.

Pronarët e saj pretendojnë se është lokali më i vogël i ngrënies jo vetëm në Itali, por edhe në botë. Ideale për vaktet romantike, është e hapur gjatë gjithë vitit për drekë dhe darkë, por nuk ka menu. Ushqimi i servirur është i përgatitur enkas për shijet dhe dëshirat e klientëve.

Dhoma e vogël e ngrënies prej më pak se 500 metra katrorë është pjesë e një rezidence guri rurale të shekullit të 20-të që ndodhet pranë fshatit Vacone, në veri të Romës.

Vendi shquhet për rregulloren e tij strikte të privatësisë, maturisë dhe fshehtësisë. Thuajse ndihet si një vend sekret por që reklamohet dhe merr ‘reviews’ gjerësisht, dhe vendndodhja e tij dihet.

Rezervimet duhet të bëhen me telefon, në mbrëmje dhe të konfirmohen 10 ditë përpara ngjarjes. Detajet e vaktit të personalizuar përcaktohen në pikën e konfirmimit.

Ka rregulla strikte. Vizitorët nuk mund të hyjnë siç dëshirojnë për të hedhur një sy brenda përpara se të bëjnë një rezervim. Një vakt nuk mund të anulohet në minutën e fundit. Mysafirëve u kërkohet të mbërrijnë në një kohë të caktuar të rënë dakord nga pronarët, të cilët përgatisin dhe shërbejnë ushqimin e përpunuar.

Koha e mbërritjes është kyçe. Vizitorët duhet të telefonojnë kur janë në rrugë 30 minuta para mbërritjes dhe të mos arrijnë kurrë shumë herët, ose do të gjejnë një hyrje të mbyllur dhe askush për t’i përshëndetur.

Restoranti rezervohet muaj më parë për shkak të madhësisë së tij të vogël. Çmimi nuk është për të gjithë një vakt kushton 500 euro për dy persona.

MË TEPËR

Mix55 minuta më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix57 minuta më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix59 minuta më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet1 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal1 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar1 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore1 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix18 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix18 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix18 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Facebook