Mix
Sa para kanë fituar Margot Robbie dhe Ryan Gosling nga ‘Barbie’?

Paga e Margot Robbie dhe Ryan Gosling për ‘Barbie’ ka qenë një temë me interes. Filmi është bërë një hit i madh dhe një fenomen kulturor.
Robbie luan në rolin e kukullës ikonike dhe Ryan Gosling i bashkohet asaj si Ken.
Sipas Variety, Robbie mori një shumë të konsiderueshme prej 11.5 milionë euro për rolin e saj si “Barbie”, duke e bërë atë aktoren më të paguar për një rol filmi në vitin 2022.
Ryan Gosling fitoi të njëjtën shumë mbresëlënëse prej 11.5 milionë euro për rolin e tij.
Variety gjithashtu raporton se falë suksesit masiv të Barbie, Margot Robie do të fitojë afërsisht 50 milionë dollarë bonus si producente e filmit.
Filmi ‘Barbie’ ka arritur të arkëtojë deri më tani 1.3 miliardë dollarë në mbarë botën.