Lidhu me ne

Mix

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizminINSTAGRAM / @DUALIPA


Dua Lipa është ylli i kopertinës së shtatorit për Vogue France dhe mes shumë detajesh, ajo ndan edhe 5 librat feministë të preferuar, që e kanë frymëzuar gjatë jetës dhe karrierës së saj.
 
“Teoria e King Kongut” nga Virginie Despentes

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin
 
Në këtë libër feminist, autorja ka një qasje të prerë mbi realitetin mes burrave dhe grave të formësuara që në moshë të re nga shoqëria patriarkale. Kjo është pikërisht teoria e King Kongut dhe tregon reflektimet e pakufishme të autores mbi çështjet e feminizmit, seksualitetit, prostitucuionit dhe përdhunimit.
 
“Seksi i Dytë” nga Simone de Beauvoir

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin
 
Simone de Beauvoir është ndoshta një prej filozofeve dhe feministeve më të shquara që ka frymëzuar breza të tërë dhe veprat e saj ende vijojnë të kenë ndikim në autorët e rinj. “Seksi i dytë” zbulon identitetin gjinor dhe sfidon idenë se rolet me bazë gjinore janë të lindura.
 
“Queenie” nga Candice Carty-Williams

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin
 
Në romanin e saj të parë, Candice tregon historinë prekëse të Queenie, një gruaje të re, emigrante me ngjyrë, e cila lufton për të dalë nga spiralja ku ka ngecur, mes një ndarjeje, humbjes së punës dhe racizmit.
 
“Feministe e keqe” nga Roxane Gay

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin
 
Autorja amerikane, Roxane Gay i ka hapur rrugën feminizmit të ri, çlirues dhe të pafre, pasi libri nxjerr në pah diskriminimet me të cilat ndeshen shpesh gratë dhe liritë që ato duhet të gëzojnë, pa u cenuar të drejtat e tyre.
 
“Monologjet e vaginës” nga Eve Ensler

Dua Lipa tregon 5 librat e preferuar për feminizmin
 
Eve Ensler u jep grave një zë të fuqishëm dhe të plotë. Organi femëror flet aq bukur mbi çështjet e seksualitetit, tregon frikërat më të thella, si dhe historitë intime të grave që pasqyrojnë pyetjet universale.

Dua shpesh ka sugjeruar libra, ndër të tjera edhe autorin shqiptar, Ismail Kadare. Pak kohë më parë, Dua tregoi se këto 2 libra të autorit e shoqëronin për pushime:

Libri i parë, titulli në origjinal i të cilit është “Tri këngë zie për Kosovën”, përbëhet nga tri tregime, “Lufta e vjetër”, “Zonja e madhe” dhe “Lutje mbretërore”, të cilat bëjnë fjalë për Betejën e Kosovës më 1389-n dhe pasojat e saj.

Libri i radhës, me titull në origjinal “E penguara, Requiem për Linda B.”, është një libër për vajzat shqiptare që u lindën e u rritën në internim.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri.”

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook