Mix
Pse Salma Hayek vishte kostume meshkujsh në vitet ’90 ?!
Salma Hayek nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë në tapetin e kuq.
Ajo tregon se në ditët e para të karrierës së saj e kishte të vështirë të gjente dikë që donte ta vishte. Aktorja u shpreh për W Magazine se nuk kishte as një kontakt kur mori pjesë në premierën e ‘Birdcage’ në 1996. , kështu që ajo duhej të bëhej kreative me pamjen e saj.
“Njohja e vetme që kisha ishte me dikë në Hugo Boss, kështu që vesha kostum meshkujsh sepse askush tjetër nuk më dha asgjë për të veshur. Tani ata janë të detyruar të krijojnë veshje për mua. Karma për ata”, tha Salma.