Lidhu me ne

Mix

“Po plakem dhe kjo nuk më shqetëson aspak” – Charlize Theron

Charlize Theron shuts down rumors she had 'bad plastic surgery': 'B----,  I'm just aging!' | Fox News

Hollivudi ka standarde të dyfishta për meshkujt dhe femrat që i kanë kaluar të 40-at. Charlize Theron është 48 vjeçe dhe thotë se për standardet e botës së kinemasë, “meshkujt plaken si vera e mirë”, ndërsa femrat “si lule të këputura”.

E përbuz këtë koncept. Dhe mendoj se gratë duan të plaken në mënyrën që atyre u duket më e mira“, tha Theron për revistën Allure. “Mendoj se duhet të jemi pak më të ndjeshëm ndaj asaj se si vendosim ta jetojmë jetën. Rruga që kam bërë unë për ta parë fytyrën time në një billbord tani më duket mjaft qesharake”.

Theron thotë se e pranon plakjen si një proces të natyrshëm.

Fytyra ime po ndryshon dhe nuk kam asnjë problem me këtë ndryshim.

Aktorja që ka fituar Oscar me rolin e saj në “Monster”, një film i vitit 2003, thotë se shpesh njerëzit pyesin nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë.

Ata mendojnë se kam bërë tërheqje të fytyrës. Ata pyesin: Çfarë i ka bërë kjo fytyrës? Thjesht po plakem. Nuk do të thotë se kjo mund të jetë një ndërhyrje e shkuar keq. Kjo është mënyra si plakesh”, thotë ajo.

Plakjen e sheh edhe te vështirësia për të humbur peshë. Theron u komentua shumë 20 vite më parë për kilet e shumta që shtoi, mënyrë që t’i përshtatej rolit të protagonistes në “Monster”. Ajo e humbi peshën e tepërt menjëherë pasi doli filmi, por sipas saj, një gjë e tillë është shumë e vështirë pas të 40-ave.

Kisha një vit që përpiqesha të dobësohesha. Mora doktorin në telefon dhe i thashë: Më duket se do vdes, nuk humb dot peshë. Dhe ai më tha: I ke kaluar 40, qetësohu. Metabolizmi yt nuk është më ai që ka qenë dikur.  

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar6 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar6 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar6 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook