Lidhu me ne

Radar

“Shpëtuan Beqajn nga qelia”, Berisha: Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Partisë

“Shpëtuan Beqajn nga qelia”, Berisha: Rama dekoron Skapin me

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me koncesionin e sterilizimit që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha shkruan sekryeministri Rama festoi dje shpëtimin nga burgu të ish-ministrit Ilir Beqaj.

Ai shton se në këtë koncesion ka 4 firma të ish-ministrin që legalizuan vjedhjen 1 miliard euro.

REAGIMI I BERISHES
Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë!
Motivimi: treguan guxim të jashtëzakonshëm shpëtimin e Beqjës së tij nga qelia!


Lumë ne që kemi Skapin të na shpëlajë krimet tona!


Të dashur miq, Edi Rama doli para mediave dje shend e verë për të festuar krenarisht shpëtimin nga Skapi i Partisë të Ilir Beqjës nga burgu pas arrestimit të 8 zyrtarëve dhe një biznismenit për aferën korruptive të sterilizimit. Gëzimi i papërmbajtur i Ramës ishte logjik, mbasi falja e Beqjës, jo vetëm shpëtimin e parave që kanë ndarë së bashku në vjedhjen e dytë të shekullit, por shënonte truimfin e kontrollit të tij total me Skapin e Partisë dhe funksionimin e përsosur të platformës së tij të kokave të turkut për publikun. Falja Beqjes ishte goditja më dëshpëruese që ju dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjës është në tre nga katër PPP e kësaj vjedhje e cila me çmimet minimale ju kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milion euro ndërsa me çmimet e hajnisë do kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.


Hajduti Ilir Beqja ishte i pafalshëm sepse në aferën e sterilizimit ai është përgjegjësi absolut mbasi është personi që në kundërshtim flagrant me ligjet ka:


1- firmosur për hapjen e koncesionit të sterilizimit.
2- firmosur pikëzimin e kompanive pjesëmarrëse në garë duke i dhënë kompanisë së tij me Ilir Rrapajn të themeluar vetëm 1 muaj më parë me gjithsej me 1 mijë euro kapital, dyfishin e pikëve në krahasim me rivalin e tij në garë. Shtoj këtu se në një qeveri të vërtetë kurrë ministri nuk mund të merret me pikëzimin. Kjo ndodh vetëm në shpellën e Ali Babas apo Edi Ramës.
3- firmosur kontratën antiligjore të koncesionit me të cilën është rritur 3-6 herë kostoja e sterilizmit duke grabitur spitaleve dhjetra e dhjetra milion euro. Por me kriminalja duke dënuar me vdekje dhe qindra e qindra të sëmurë që mbeteshin pa u operuar sepse spitalet nuk përballonin dot pagesat që duhet t’i bënin kompanisë gjakpirëse Beqja-Rrapaj.
4- ka firmosur faljen kompanisë së tij Beqja-Rrapaj të aparturës ultarmoderne të sterilizimit të blerë me fonde publike në fillim të vitit 2013 sëbashku me ambjentet e reja për këtë procedurë.
Perveç këtyre Beqja ka fshehur ndaj komisionit parlamentar dhe deputetëve dosjen e krimit të tij.


Së fundi SPAK ka faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Beqja, Rrapaj, Rjepaj ishin një bandë hajdutësh mafioz të pamëshirë të pandarë që lëviznin së bashku brenda dhe jashtë vendit.


Por me gjithë këto përgjegjësi ligjore dhe penale të rënda të Beqjës, guximtarët e partisë në Skapin e saj vendosën ashtu siç thotë Old Majer : Beqja nuk ka ngënë dardha të prishura dhe pikë, nuk e luan as topi.


Këta fanatik të Partisë nuk mund të harronin kurrë mundin e madh të Edi Ramës në daljen zot, mbrojtjen nga Edi Rama me pinca dhe gërshërë të thyera në dorë, nga studio në studio të kompanisë Beqja-Rrapaj. Ata insanë se në të tjerët janë! Edhe ata kishin dëgjuar se Beqja qerrataj thoshte poshtë e përpjetë nën zë se vllajo kjo vjedhje është, por paratë nuk i kam marrë une por… dhe ngrinte sy dhe vetulla lartë!


Për të gjithë këtë sukses Rama i papërmbajtur shpertheu i mallëngjyer dje nga gëzimi dhe klithi i ngazëlluar: Lumë si ne që krijuam Skapin për të shpëlarë krimet tona dhe vendosi t’i dekorojë skapistët e tij kamikazë me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë. #sb

MË TEPËR

Radar58 minuta më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix1 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore2 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal2 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix2 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix2 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix2 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix2 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix2 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix3 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook