Lidhu me ne

Radar

Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve

Berisha: Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve

Berisha: Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me skandalin e inceneratorëve.  

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Berisha tha se Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve.

BerishaErion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak.

Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë. Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj.

Ky zotim kriminal, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe Kushtetuës, vjen pas shkresës që Damian Gjiknuri si autoritet kontraktor, i dërgon Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe kompanisë së tij, Integrated Energy.

Në këtë shkresë, Gjiknuri shprehet se është i angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të përmbushur sasinë minimale. Në dokument thuhet se duke qenë se Bashkia e Tiranës është monitoruesja në terren i kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit që e ka firmosur Erion Veliaj, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për mbetjet e depozituara për çdo muaj.

Këtu janë dërguar tabelat e pagesave që duhen bërë.

Rezulton se në tabelën e parë, që është me firmë dhe me vulë të të gjithë aktorëve, detyrimi për pagesë minimale ishte 5.6 milionë euro. Por ky detyri.m, nga Erion Veliaj, pa asnjë shpjegim por vetëm për hajni, rritet nga nga 5.6 milionë euro, në 7.4 milionë euro. Pa asnjë justifikim, kur kontrata parashikonte sasinë minimale prej 5.6 milionë euro ose 200 mijë ton, kurse Erion Veliaj faturonte 255 mijë ton.

Faturonte si pagesë minimale 1.6 milionë euro më shumë, të cilat sigurisht i zhdukte në vrimat e zeza në Zimbabve apo në kontot offshore.

MË TEPËR

Mix37 minuta më herët

Pse Luksemburgu konsiderohet si vendi më i mirë për të jetuar?

Revista Travel publikoi një listë të vendeve europiane që ofrojnë cilësinë më të mirë të jetës, me theks të veçantë...

Mix18 orë më herët

6 lloje ushqimesh që mund të shkaktojnë celulit

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix18 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Çështjet që lidhen me financat mund të duken paksa të ndjeshme këtë javë dhe kjo mund të ndikojë në...

Mix18 orë më herët

Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç,...

Letersi22 orë më herët

“Nëse do të vish” poezia më e lexuar në internet kohët e fundit

Nëse do të vish – Nga Bilbil Beqiri Eja thjesht, si njeri,pa trastat mbushur plot, pa flori, pa stoli, trokit...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë *.*

Billie Eilish vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës duke arritur majat e suksesit. Së fundmi, kënga e saj “Birds...

Kritike22 orë më herët

Të gjithë partitë premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve

nga Endri Tafani Të gjithë partitë politike premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve...

Mix22 orë më herët

iPhone 17 Air do të jetë tepër i hollë dhe jo shumë i shtrenjtë

Një raport i ri i publikuar në internet zbulon se iPhone 17 Air, i cili do të zëvendësojë modelet Plus,...

Mix23 orë më herët

Menopauza – 10 Vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar hormonet dhe për të minimizuar...

Mix23 orë më herët

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet: Nisni në fillim të vitit

Në seminaret dhe konferencat e përvitshme që Tony Robbins zhvillon, gjithnjë pyetet nga publiku i tij, se cilët janë sekretet...

Facebook