Lidhu me ne

Mix

11 gjëra të thjeshta që ju pastrojnë mendjen. Do të habiteni!

meditimi 1 1280x720

Meditimi nuk është domosdoshmërisht i lidhur me praktikat tradicionale të jogës. Përfitimet e tij rigjeneruese mund të merren edhe duke kryer aktivitete të zakonshme, si pastrimi i shtëpisë, larja e enëve dhe madje edhe puna, me kusht që të bëni gjithçka në një mënyrë të vetëdijshme dhe të përqendruar. Këto i ka renditur psikologia amerikane Joy Rains në esenë “Meditation illuminated: simple ëays to manage your busy mind”.

LAJ ENET. Për shumë është një shqetësim, por larja e enëve me dorë, me qetësi, mund të bëhet një aktivitet meditues, siç konfirmohet nga një studim i botuar në revistën Mindfulness, i cili zbuloi se si “zhyteni” në këtë përvojë, si nuhatja e aromës së sapunit ose “të ndjerit ” e temperaturës së ujit mund të lehtësojë stresin, ankthin dhe depresionin .

PASTRIMI I SHTËPISË. Sikurse lajmë enët, edhe aktivitetet e tjera shtëpiake si lustrimi i mobiljeve, pastrimi, ose pastrimi me fshesë me korrent, mund të ndihmojnë në përqendrimin. Truku, sipas ekspertëve, është të kryeni çdo gjest me vetëdije, duke e vendosur veten plotësisht në harmoni me shqisat tuaja.

SHKONI NË KINEMA. Në vëllimin e saj, Rains argumenton se për të marrë rezultate identike ose shumë të ngjashme me meditimin tradicional, ne mund të shkojmë në kinema. Ashtu si muzika, një film i mirë mund të “neutralizojë” mendimet negative, duke thithur plotësisht vëmendjen tonë.

PUNA. Mund të duket kundërintuitive, megjithatë nuk është e thënë që për të reduktuar stresin duhet të kryejmë domosdoshmërisht aktivitete relaksuese. Psikologia Joy Rains argumenton se edhe puna, nëse përballemi me një dozë të mirë përqendrimi, mund të na ndihmojë të arrijmë ndërgjegjësimin e duhur. Për sa kohë që nuk e teproni.

NDËRTIMI I DIÇKAJE ME LEGO. Ndërtimi i diçkaje me Lego mund të jetë një alternativë e vlefshme për vizatimin, duke pasur parasysh se ky aktivitet është praktikisht identik në aspektin mendor. Nuk është rastësi që legot janë bërë një kalim kohe gjithnjë e më popullor edhe tek të rriturit për të çliruar tensionin.

MODELIMI I QERAMIKËS. Një hobi tjetër që konsiderohet i ngjashëm me meditimin në efektet e tij të dobishme është prodhimi i qeramikës. Të qenit në kontakt me baltën është në fakt një përvojë shqisore relaksuese dhe e këndshme, e cila na largon nga ankthet e grumbulluara në jetën e përditshme.

DËGJONI MUZIKË. Edhe muzika, siç e dimë të gjithë, ka fuqinë të përmirësojë humorin tonë duke ulur nivelin e kortizolit (i ashtuquajturi “hormoni i stresit”) dhe duke ndërprerë mendimet negative. Kjo është demonstruar kohët e fundit edhe nga një analizë krahasuese e studimeve të ndryshme të kryera nga Health Psychology Revieë.

UDHËTIMI. Me kusht që ta bëni atë përgjatë një rruge të njohur me pak trafik, edhe më mirë nëse në rrugë piktoreske. Ngarja e makinës mund të na ndihmojë të meditojmë, duke mprehur shqisat dhe duke reduktuar mendimet negative, siç tregohet nga një artikull i botuar në revistën Psychology Today .

SHËTISNI NË FSHAT. Një nga mënyrat me të cilat ne mund të përqendrohemi duke eliminuar stresin e përditshëm është të zhytemi në një mjedis natyror. Vëzhgimi i një muzgu ose ecja në pyll, frymëmarrja e thellë e ajrit të pandotur mund të na ndihmojë të përmirësojmë humorin tonë, duke “pastruar” mendjen.

SHKRUANI. Mbyllja e ndjesive të menjëhershme bardh e zi mund të bëhet një metodë shumë efektive për riorientimin e mendimit në kuptimin pozitiv. Një studim i publikuar në Psychology Research and Behavior Management zbuloi gjithashtu efektet meditative të ushtrimeve të kaligrafisë, të dobishme për reduktimin e stresit.

VIZATONI. Ashtu si shkrimi, vizatimi ose piktura janë aktivitete krijuese dhe relaksuese që mund të eliminojnë shpërqendrimet e panevojshme, duke na ndihmuar të përqendrojmë vëmendjen tonë në “këtu dhe tani”, ashtu siç ndodh zakonisht në meditimin tradicional.

MË TEPËR

Temporal5 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike7 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet8 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske8 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar9 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar9 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar9 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook