Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj pronar dhe garant i inceneratorit të Tiranës

Këlliçi nxjerr dokumentin: Veliaj pronar dhe garant i inceneratorit të Tiranës

Këlliçi nxjerr dokumentin: Veliaj pronar dhe garant i inceneratorit

Ish-kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Këlliç ka publikuar një tjetër dokument në të cilin Erion Veliaj me firmën e tij, del sërish si pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi shkruan se Veliaj ka shmangur çdo veprim që bie ndesh me kontratën për të çuar deri në fund synimin e tij.

Postimi:

Erion Veliaj me firmën e tij, sërish si pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës

Meqë deri më sot kemi parë vetëm një dokument me firmën e kryebashkiakut, firmë e cila garantoi për 30 vite vjedhjen sistematike të qytetarëve të Tiranës, sot po japim provën e radhës se Kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë dhe ka marrë angazhime përtej atyre që deklaron publikisht. Sot po publikojmë një dokument tjetër po me firmë të Veliajt, i cili fakton pa pikë mëdyshjeje se ai, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por ai me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.

Erion Veliaj me firmën e tij shprehet e zezë mbi të bardhë se ai jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes (pra për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu angazhohet për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës. Ai po ashtu, me firmën e vetë merr përsipër të japë asistencë për proceset e shpronësimit si dhe të shmangë çdo veprim që bie ndesh me Kontratën, frymën dhe anekset e saj. Pra garanton që vjedhja përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës të vijojë për 3 dekada.

E thënë shkurt, Erion Veliaj del garant, që jo vetëm të angazhojë financiarisht Bashkinë e Tiranës në këtë aferë për 30 vite (ku ndërkohë nuk ka asnjë Vendim të Këshillit Bashkiak për një periudhë të tillë), por ai merr përsipër dhe lehtësimin e të gjitha proçedurave për ndërtimin e këtij monumenti vjedhje, sepse dhe sot që flasim Incenerator në Tiranë NUK KA.

Një pyetje për kryebashkiakun. A e mban mend se çfarë tabelash ke firmosur dhe bashkëngjitur me këtë shkresë?

Së shpejti dokumentin e plotë, bashkë me korrespondencën mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, do e depozitojmë në SPAK.

Këlliçi nxjerr dokumentin: Veliaj pronar dhe garant i inceneratorit

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore15 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar16 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix16 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar16 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar16 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook