Lidhu me ne

Radar

Rrëzoni kryeministrin, që ta keni mirë me Amerikën

Welcoming Lu In Bangladesh: A Chance To Revisit The 'American' Way? – OpEd  – Eurasia Review

Departamenti amerikan i Shtetit nxiti Pakistanin të largonte kryeministrin Imran Khan nga detyra, vitin e kaluar, si ndëshkim për qëndrimin e tij neutral në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur “The Intercept”, e cila citon një kabllogram sekret diplomatik të marrë nga një burim ushtarak pakistanez.

Fjala është për një takim midis zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të SHBA dhe ambasadorit të Pakistanit në SHBA më 7 mars 2022, dy javë pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.  Pikërisht në atë kohë, Khan po zhvillonte një vizitë në Moskë, gjë që e acaroi jo pak Uashingtonin.

Në emër të këtij të fundit, ambasadorit të Pakistanit në SHBA i flet Donald Lu, aktualisht ndihmëssekretar i Shtetit për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore, më parë ambasador në Tiranë.

Këtu dhe në Evropë janë mjaft të shqetësuar se pse Pakistani po mban një pozicion neutral në mënyrë agresive (lidhur me Ukrainën). Ne nuk na duket dhe aq neutral ky qëndrim”, citohet Lu gjatë takimit me homologun e tij pakistanez, Asad Majeed Khan.

Ndërsa ky i fundit përpiqet ta korrigjojë diplomatin amerikan, duke vënë në dukje se qëndrimin zyrtar të Pakistanit për Ukrainën e kishte e gjithë qeveria, Lu ngul këmbë se është Khan problemi dhe shton se “nëse një mocion mosbesimi kundër kryeministrit do të ketë sukses, Uashingtoni do të falë gjithçka.”

Përndryshe, mendoj se do të jetë e vështirë të ecet përpara”, shton Lu, duke theksuar se Evropa do të ndjekë shembullin e SHBA-së në “izolimin e kryeministrit”.

Nuk mund të them se si do të shihet kjo nga Evropa, por dyshoj se reagimi i tyre do të jetë i ngjashëm.

Sipas kabllogramit, diskutimi përfundon me fjalën e ambasadorit pakistanez, i cili thotë se shpreson që çështja e luftës Rusi-Ukrainë të mos “ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe”. Lu i thotë atij se dëmi ishte real, por jo fatal, dhe me largimin e Khan, marrëdhënia mund të kthehej në normalitet.

Unë do të argumentoja se tashmë, nga këndvështrimi ynë, është krijuar një dëmtim në marrëdhënie”, shprehet Lu, duke iu rikthyer sërish “situatës politike” në Pakistan. “Le të presim disa ditë për të parë nëse situata politike do të ndryshojë, që do të thoshte se mund të mos kemi mosmarrëveshje të madhe për këtë çështje dhe çarja do të rikuperohet shumë shpejt. Përndryshe, ne do të duhet të përballemi me këtë çështje dhe të vendosim se si ta menaxhojmë atë.”

Vetëm një ditë pas këtij takimi, më 8 mars, kundërshtarët e Khan në Parlament avancuan procedurën për një mocion mosbesimi.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit e përjashton ndërhyrjen në punët e brendshme të Pakistanit.

Ne e kishim shprehur shqetësimin për vizitën e kryeministrit të atëhershëm Khan në Moskë në ditën e pushtimit rus të Ukrainës dhe e kemi komunikuar këtë kundërshtim publikisht dhe privatisht”, citohet nga The Intercept zëdhënësi i DASH.

Pretendimet se Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë në vendimet e brendshme për udhëheqjen e Pakistanit janë të rreme. Ata kanë qenë gjithmonë false dhe vazhdojnë të jenë.

Khan u largua nga detyra e kryeministrit një muaj pas bisedës së Lu me ambasadorin pakistanez. Ai nuk arriti ta kalonte mocionin e mosbesimit, ndërsa pak ditë më vonë, pasardhësi i tij, Shehbaz Sharif, la pas neutralitetin, duke u rreshtuar në krah të Ukrainës. Ushtria pakistaneze menjëherë u bë pjesë e një pakti mbrojtjeje, pjesë e të cilit ishin “stërvitje të përbashkëta, operacione, trajnime, baza dhe pajisje”.

Ndërsa Khan e ka akuzuar si ideatorin e largimit të tij nga pushteti, Uashingtoni e ka mohuar kategorikisht t’i ketë bërë presion Islamabadit për një gjë të tillë. Kabllogrami të cilit i referohet “The Intercept” nuk ka karakteristikat e një urdhri të drejtpërdrejtë, por duke gjykuar nga mënyra se si rrodhën ngjarjet, nuk mund të mos shihet si pjesa e munguar e mozaikut.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix1 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore2 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal2 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix2 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix2 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix2 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix2 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix2 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix3 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook