Kryesore
Pse u shqetësua Veliaj, nga editoriali i Shkullakut ?!
Në konfliktin e fundit në vathën e qeverisë, për kullën në qendër të Tiranës, nervat e kanë lëshuar edhe Erion Veliajn. Nën trysni nga dokumentat që po i jep opozitës nga ekzili Arben Ahmetaj dhe debatit për betonizimin e kryeqytetit ai ka reaguar ndaj një editoriali në Lapsi.al.të Armand Shkullakut. Shkullaku në analizën e tij hidhte hipotezën se nje klan tjetër brenda mazhorancës donte të njolloste Ramën duke hiperbolizuar faktin se ai i ka dhën leje ndërtimi Shkëlzen Berishës.
https://lapsi.al/2023/08/11/shkullaku-kulla-e-re-kush-po-i-luan-fijet-ne-sulmin-kunder-rames/
Vetëm pak minuta pas botimin në Lapsi.al Veliaj reagoi në Tvitter:”Për të ndihmuar edhe ata të paktët që s’e kanë kuptuar se ku është katandisur truri i kalbur i opozitarizmit në këtë vend, u sugjeroj të mbyllin hundët dhe lexojnë artikullin e mëposhtëm! Nuk thonë kot tironsit menia gjo e modhe dhe mirë e kishte Edi Rama sot, vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin”.