Lidhu me ne

Kioske

Kulla e re/ A është Veliaj ai që po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

VIDEO/ Rama degjeneron Veliajn: Të çohesh në 4.30 të mëngjesit të lyesh  vetë pallatet - Lapsi.al

Nga Armand Shkullaku 

‘Mali i Tiranës’, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë shkaktuar një mal me halle kryeministrit Rama, i cili është detyruar të ulet dhe të shkruajë një reagim të gjatë, çarçaf siç e quajti edhe ai vetë. ‘Ky çarçaf u var këtu thjesht e vetëm për hallin e autorit’, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqetësimin që i ka krijuar debati për qiellgërvishtësin e ri të kryeqytetit.

Por me çfarë ka të bëjë halli i ri i kryeministrit? Më shumë se sa për debatin e zakonshëm të zaptimit të hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës apo pastrimit të parave të dyshimta nëpërmjet ndërtimit, shqetësimi i Edi Ramës vjen nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale.

Kryeministri nuk është se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme për betonizimin e Tiranës dhe kriminalizimin e biznesit të ndërtimit, sa herë që kulla të ngjashme kanë pushtuar kryeqytetin. Këtë herë, jo vetëm akuza për blerjen e opozitës, por edhe e panjohura se kush qëndron pas stisjes së saj, e ka detyruar të reagojë me ‘çarçafin e hallit të tij personal’.

Në fakt, janë disa elementë, që mund ta kenë trazuar qetësinë e kryeministrit. Së pari, siç analizon edhe ai vetë, projekti i kullës është aprovuar gati një vit më parë dhe leja është miratuar gjashtë muaj më parë. Përse debati shpërtheu pikërisht tani? A e provokoi atë Arlind Qorri, që Rama e quan ‘një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste’, apo dikush tjetër me fuqi ndikuese mbi shumë media?

Së dyti, fakti që pas ndërtimit fshihen interesa të Sali Berishës, pse duhej të shpërfaqej kaq fort, kur vetë Rama kishte deklaruar kohë më parë, me zë dhe figurë, se kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në Tiranë, kishin qenë të lidhura me Partinë Demokratike? Çfarë kishte të veçantë Ilir Shtufi, përveç mbiemrit që e lidh me një lëndë ndërtimore, nga një grup ndërtuesish, të njohur për afërsinë e tyre me qeverinë e dikurshme të Berishës, që sot, falë lejeve të Edi Ramës, janë pronarët e kullave më imponuese në kryeqytet? Përse nuk ishte akuzuar ai më parë se po kompromentonte opozitën dhe emrat e këtyre ndërtuesve nuk përmëndeshin asnjëherë nga mediat që tani po kryqëzojnë Shtufin?

Dhe së treti, kush tjetër veç atij, ka fuqinë dhe pushtetin që edhe mediat e njohura në mbështetje të tij, t’ia kthejë papritur kundër, madje me një akuzë shumë të rëndë. Atë se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vetë opozitës, dhe jo nga vota e lirë e shqiptarëve.

Nuk është e lehtë t’u japësh shpjegim gjithë këtyre dilemave dhe kjo duket qartë në reagimin e gjatë të Ramës, ku ai rreket më kot të gjejë gjurmët e vërteta pas këtij sulmi ndaj tij.

Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga ‘të vetët’ për marrjen peng të opozitës.

Ai, në reagimin e tij, përpiqet të gjejë pikërisht këtë fuqi që po i kundërvihet. Përveç akuzave të zakonshme ndaj opozitës dhe Bashës së djersitur, Rama flet për ‘gozhda inatesh të pandryshkura, vida xhelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme’ dhe menjëherë përmend që afera ndaj tij ‘u krahasua deri edhe me ‘djegësat’ famëkëqinj’, duke aluduar se akuzat po i bëhen pikërisht në kohën kur SPAK po heton inceneratorin e Tirnaës. Madje, nëse mund të shihet edhe si një mesazh, menjëherë pas këtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kullës në SPAK është si një letër anonime, ndërkohë që ‘SPAK i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar’. Dhe patatja e nxehtë këto ditë është pikërisht inceneratori i Tiranës.

Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike.

Lapsi.al

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix12 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix13 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook