Mix
“Ndarjet nuk janë të lehta”, Gisele Bündchen flet për divorcin nga Tom Brady

Supermodelja ka folur hapur për divorcin nga Tom Brady dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e saj.
Në një intervistë për Vogue Brazil, 43-vjeçarja tha se: ““Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, na mëson diçka dhe na ndihmon të rritemi. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur media spekulon në çdo hap”.

Bündchen tha se e fokusoi gjithë energjinë në aspekte më pozitive të jetës së saj.
“Unë u përpoqa të fokusohesha te fëmijët e mi, shëndeti, projektet dhe ëndrrat e mia”, tha supermodelja, duke iu referuar dy fëmijëve që ajo ka me ish-lojëtarin e NFL.

Kohët e fundit, përmes fotove që kanë qarkulluar në media Bündchen është parë duke kaluar më shumë kohë me familjen e saj, motrën binjake Patricia me të cilën festoi 43 vjetorin e lindjes në një super festë në jaht.
Bündchen dhe Brady u njohën në janar të 2007-ës dhe u martuan në 26 shkurt, 2009. Ata kanë edhe dy fëmijë së bashku: Benjamin (13 vjeç) dhe Vivian (10 vjeç), ndërkohë, Tom është edhe babai i John, (15 vjeç), për të cilin bashkëprindëron me aktoren Bridget Moynahan.