Radar
“Plehrë, i paudhë”, ministrja Kumbaro humb qetësinë. Pas gjuhës së padenjë, ndryshon postimin

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka humbur qetësinë, duke përdorur një gjuhë aspak të denjë për postin që ka marrë përsipër, teksa ka reaguar për papastërtinë në qytetin e Vlorës.
Në një postim në Facebook, Kumbaro duke iu përgjigjur gjestit të një qytetari që nuk i hedh mbeturinat brenda në kosh, e ka cilësuar atë si ‘plehrë’.
Pak më vonë, Kumbaro ‘pendohet’ dhe e zëvendëson këtë fjalë me ‘i paudhë’.

Pak javë më parë Kumbaro u bë virale me postimin e saj për çadra falas për qytetarët në plazhe, pas orës 19:00 të mbrëmjes, postim për të cilin pretendoi se ishte një fotomontazh, dhe nuk ishte publikuar asnjëherë nga ajo.