Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për inceneratorin e Tiranës

Berisha: Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se afera e inceneratorit të Tiranës është në shkelje absolute të ligjeve dhe autorët kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

BerishaVapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku  me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Janë të gjitha datat: 28 shtator 2016, 27 nëntor, 7 dhjetor i po të njëjtit vit, 27 dhjetor të 2016 në të cilat Ministria e Financave ka shprehur disaprovimin e saj të plotë për djegësin e Tiranës. Përveç këtyre, data 1 shkurt, 21 shkurt, pra janë edhe këto data të kërkesave dhe të refuzimit të Ministrisë së Financave për projektin e vjedhjes së shekullit që është Inceneratori i Tiranës.

Në ndryshimin e qendrimit, të cilin unë nuk e mbroj, nuk pranoj se ndryshimi i qendrimit të Ministrisë së Financave duhet të ndodhte, por në ndryshimin e qendrimit, rol vendimtar ka patur falsifikimi dhe mashtrimi i Erion Velliajt, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske1 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal3 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar3 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore3 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix20 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook